Misioni dhe Vizioni

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në gjithë veprimtarinë e tij synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo që kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë.

Me misionin e tij, universiteti ka për qëllim: “nxitjen dhe zhvillimin e të menduarit kritik e analitik, si dhe ndjenjës së përgjegjësisë dhe angazhimit ndaj njeriut, komunitetit, kulturave, ngjarjeve e çështjeve të ndryshme që shqetësojnë individin dhe komunitetin”

Për të realizuar këtë mision strategjik ai u përmbahet këtyre qëllimeve kryesore:

  • Nëpërmjet programeve universitare mësimore-shkencore të një niveli të përparuar e bashkëkohor teorik, metodik e praktik, të përgatisë profesionalisht specialistë të lartë në fusha që përmbushin nevojat e individëve dhe punëdhënësve duke i përgatitur të diplomuarit për karriera të shumëllojshme në tregun konkurues të punës në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë në ndryshim dhe zhvillim;
  • Nëpërmjet punës kërkimore-shkencore të nivelit më të përparuar të formojë shkencëtarë të rinj në fushat që mbulon;
  • Nëpërmjet programeve kryen kualifikime shkencore të personelit akademik në të gjitha fushat e shkencave të mirëfillta teorike dhe në fushat e shkencave të zbatuara dhe metodike-administrative që mbulon;
  • Të tërheqë specialistët më të mirë dhe të inkurajojë me të gjitha mënyrat kontributin e tyre, vazhdimisht në rritje, në fushat përkatëse;
  • Të kryejë studime shkencore për të zhvilluar më tej dijen në profilet shkencore që lëvron;
  • Të ofrojë kualifikim të vazhdueshëm e bashkëkohor për personelin akademik në fushat që mbulon;
  • Nëpërmjet programeve universitare të përgatitë specialistë të profileve të caktuara ose të ngushta për fushat që mbulon ose për fusha të reja që dalin, për t’iu përgjigjur nevojave kombëtare e rajonale;
  • Studimet universitare zhvillohen në përputhje me rregullat dhe parimet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë. Diplomat ofrohen në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) dhe vlerësimi shprehet sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS) dhe Sistemit Amerikan të Krediteve, për të krijuar lehtësi lexueshmërie, transferimi dhe vazhdimi të studimeve universitare në universitetet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
en_USEnglish