HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MALARDALEN, SUEDI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN MALARDALEN, SUEDI

 

PËR STAF AKADEMIK

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim/mësimdhënie në Universitetin Malardalen, Suedi (https://www.mdu.se/ ).

 

Mobiliteti konsiston në trajnim/mësimdhënie për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

 
            •      Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.

 

   Numri i kuotave: 3  

Afati i aplikimit: 23 Prill 2023.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Malardalen, Suedi:

 

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 160 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian