Hapen aplikimet për programet e ciklit të dytë të studimeve

PËR TË GJITHË TË INTERESUARIT, UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS NJOFTON SE KA FILLUAR PROCESI I APLIKIMIT TË KANDIDATËVE

PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE “MASTER PROFESIONAL” DHE

“MASTER I SHKENCAVE”.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” kandidatët që:

 

– Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar para diplomimit të studentit ose

– Janë diplomuar jashtë vendit në një institucion të arsimit të lartë ose institucion tjetër të autorizuar të huaj, të akredituar, për një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njohjen dhe njehësimin e diplomës pranë QSHA.

 

 

Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. a) Diplomën dhe listën e notave/suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomë e ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëeuar me kopje të diplomës të njehësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë. Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehësimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehësim;
  2. b) Formulari i aplikimit dhe c) Deklaratën i gjeni në: https://uamd.edu.al/udhezime-ministria-e-arsimit-dhe-sportit/
  3. d) Kopje e dokumentit të identifikimit;
  4. e) 2 fotografi personale;
  5. f) Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga strukturat përgjegjëse, vetëm për shtetasit e huaj, të cilët regjistrohen në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe;
  6. g) Kandidatët e kategorive të vecanta përvec dokumentave të kërkuara më sipër duhet të dorëzojnë dokumentat shtesë:
  7. Kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuar duhet të dorëzojë edhe kopjen e njësuar me origjinalin të librezës së të verbrit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të KMCAP-së.
  8. Kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe kopjen e njësuar me origjinalin të dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.

iii. Kandidati i pakicës rome apo egjiptiane, duhet të dorëzojë edhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që i përket kësaj pakice.

 

AFATI PËR TË APLIKUAR ËSHTË DERI MË 04 TETOR 2023.

 

JU MIRËPRESIM! 

sqAlbanian