Fakulteti i Edukimit, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD), hapi dyert për studentët në tetor 2006, me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nr. 801, datë 20.12.2005. Që nga fillimi, Fakulteti i Edukimit është bazuar në praktikat dhe përvojat akademike më të mira perëndimore për përgatitjen e individëve të kualifikuar në shkencat e edukimit dhe fushat e ngjashme. Ai është kthyer në një ndër institucionet më të vlerësuara dhe të kërkuara në vend në fushën e shkencave të edukimit.
Filozofia e Fakultetit të Edukimit, në të gjitha aktivitetet dhe proceset e tij akademike e shkencore, ka qenë gjithmonë “studenti në qendër të vëmendjes”. Fakulteti nxit tek studentët kërkimin e vazhdueshëm për zhvillim dhe arsimim, duke u fokusuar edhe në përcjelljen e vlerave njerëzore dhe qytetare. Aktiviteti i tij mbështetet në etikën profesionale, vlerat universale dhe përftimin e një kulture të gjerë pluraliste në mënyrën e gjykimit dhe reagimit ndaj situatave.
Fakulteti lëshon diploma të plota në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa vlerësimi bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan. Kjo u mundëson studentëve lexueshmëri dhe njohje të diplomave në vende të ndryshme të botës, si për studime të mëtejshme, ashtu edhe për punësim.
Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007, Fakulteti i Edukimit mirëpriti rreth 354 studentë nga të gjitha trevat e vendit për të studiuar me kohë të plotë. Sot, fakulteti numëron 7,734 studentë të diplomuar, nga të cilët 4,075 në nivelin e parë të studimeve dhe 3,659 në nivelin e dytë. Mes tyre ka studentë nga Shqipëria, diaspora, si edhe nga vende të tjera.
Adresa:
Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë, Durrës, 2009, Shqipëri
Orari:
e Hënë-e Dielë
8:00-16:00
Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.
This will close in 0 seconds