Përgjegjës Departamenti :
Dr. Mirela Tase
LEKTOR:
Doc. Dr. Gentian Ruspi
LEKTOR:
Dr. Arlind Kasa
LEKTOR:
Depatamenti i Turizmit është pjesë e Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër
Moisiu” Durrës, institucion publik i arsimit të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë, Nr. 801, datë 20.12.2005 “Për hapjen e Universitetit “Aleksandër
Moisiu” në Durrës”. Për herë të parë, Depatamenti i Turizmit hapi dyert për studentët në vitin
akademik 2009-2010 ku në auditoret e tij filluan studimet universitare rreth njëqind e njëzet
studentë nga i gjithë vendi.
Programet e ofruara nga Departamenti i Turizmit kanë si qëllim përgatitjen e
specialistëve në fushën e turizmit të aftë të menaxhojnë njësitë e sipërmarrjeve turistike, të
pajisen me aftësitë e duhura në organizimin dhe planifikimin e udhëtimeve turistike, grupeve
turistike dhe të fitojnë kompetenca në interpretimin e ofertës turistike. Programet mësimore që
aktualisht ofrohen nga Departamenti i Turizmit të ndara sipas cikleve të studimit janë:
Personeli akademik që shërben në këtë njësi përpiqet në vazhdimësi të punojë me
metodat më bashkëkohore të zhvillimit të procesit mësimor, të ofrojë procedura transparente në
kontrollit të dijes, të realizojë me objektivitet procesin e rekrutimit të stafit akademik, të
mbështesë këshillimin e studentëve, të ndajë përvojat pozitive në drejtim të kërkimit shkencor,
për të ofruar një eksperience akademike që nuk përjashton asnjë element domethënës krahasuar
me institucione homologë te IAL-ve të rajonit dhe ato evropiane.
Filozofia e punës në Departament mbështet në parimin “Studenti në qendër të
vëmendjes”. Kjo do të thotë që gjithçka që hartohet dhe zhvillohet, që nga procesi mësimor,
shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në shërbimin ekskluziv të studentit. Realizimi i kësaj
filozofie bëhet e mundur nëpërmjet një stafi me përvojë dhe të pajisur me eksperienca brenda
dhe jashtë vendit, përgjatë studimeve dhe përvojave të punës, si mësimdhënës e kërkues që
përpiqen të menaxhojnë me cilësi e përgjegjësi të lartë mbarvajtjen e aktiviteteve akademike në
drejtimet e ofruara. Kultura e punës së departamentit bazohet mbi diskutimin dhe debatin
gjithëpërfshirës, si për sa i takon përmirësimit të kurrikulave, adresimit të çështjeve të ngritura
nga studentët, bashkëpunimit me ekspertë të fushës së turizmit duke i ftuar ata dhe bërë
eksperiencën e tyre profesionale pjesë të veprimtarisë së aktiviteteve akademike, duke
mundësuar realizimin e leksioneve të hapura me studentët e bashkëpunimin në aktiviteteve
kërkimore shkencore, pa përjashtuar dhe mbështetjen në realizimin e aktiviteteve social
kulturore.
Staff:
Përgjegjës Departamenti :
Dr. Mirela Tase
LEKTOR:
Doc. Dr. Gentian Ruspi
LEKTOR:
Dr. Arlind Kasa
LEKTOR:
Dr. Violeta Aliaj
LEKTOR:
Dr. Nevila Çinaj
LEKTOR:
Dr. Dorina Xheraj Subashi
LEKTOR:
Dr. Brunilda Liçaj
LEKTOR:
Dr. Majlinda Muka
LEKTOR:
MSc. Çelnik Mujollari