Departamenti i Administrimit Publik është një nga më të hershmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, duke qenë një nga departamentet themeluese. Gjatë viteve, ai ka njohur një zhvillim cilësor dhe sasior, si në rritjen e numrit të studentëve, ashtu edhe në diversifikimin e programeve të studimit. Aktualisht, ky departament administron dy diploma të dyfishta:
Departamenti ka një karakter ndërdisiplinor dhe administron programe në tre nivele studimi:
Bachelor:
Master:
Doktoraturë:
Struktura e studimeve përfshin disiplina nga drejtësia, shkencat politike dhe ekonomike, të ndërlidhura ngushtë me sektorin publik. Stafi akademik përbëhet nga ekspertë të këtyre tre fushave kryesore.
Administrimi Publik fokusohet në studimin dhe menaxhimin e qeverisjes, duke ndihmuar në administrimin efektiv të sektorëve të ndryshëm publikë dhe krijimin e politikave për një zhvillim të balancuar ekonomik dhe shoqëror.
Në ditët e sotme, menaxhimi i një shteti nuk përfshin vetëm sektorin publik, por ka një lidhje të ngushtë me sektorin privat dhe grupet qytetare. Administrimi Publik ndihmon në zhvillimin e organizatave administrative që mund të përballojnë sfidat dhe ndryshimet e shpejta shoqërore, duke përgatitur profesionistë të aftë në vendimmarrje dhe menaxhim strategjik.
Ky program synon të formojë individë me vizion, gjykim të thellë, fleksibilitet dhe aftësi për ndërtimin e rrjeteve profesionale, duke i përgatitur për sfidat bashkëkohore të administratës publike dhe sektorit të zhvillimit ekonomik.
Stafi:
Dr. Endri BALLA është Përgjegjës i Departamentit Administrim Publik, pranë Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, dhe Shkenca Politike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Eshtë diplomuar në “Master i Shkencave” në profilin “E drejtë Penale”, pranë Universitetit të Tiranës dhe “Master i Shkencave” në Politika dhe Administrim me profil në “Administrim Publik”, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Nga viti 2017, mban gradën shkencore “Doktor” në profilin e Menaxhimit, diplomuar nga Fakulteti i Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Z. Balla, prej vitit 2010 është pjesë e UAMD-së, në pozicione drejtuese administrative dhe nga viti 2019 e në vijim është angazhuar si pjesë e stafit akademik të Universitetit.
Në botën akademike, Dr. Endri Balla, është angazhuar në projekte kërkimore-shkencore i fokusuar kryesisht ne administratën publike. Ka marrë pjesë në konferenca brenda dhe jashtë vendit si edhe ka publikime me focus në politika social ekonomike si edhe në fushën e arsimit të lartë professional, kryesisht në avantazhet që sjell ky model i arsimit të lartë por edhe nevojën e tregut të punës në kohët e sotme për profesionistë të këtij tregu pune.
Zotëron dy gjuhë të huaja në nivel profesional: Anglisht, Italisht.
Prof. Dr. Briseida Mema, profesor pranë Departamentit të Administrimit Publik të Universitetit “Aleksandër Mosiu” Durrës, mban gradën Profesor Doktor, në fushën e komunikimit, që prej vitit 2007.
Që prej vitit 1990 është gazetare e Agjensisë Franceze të Lajmeve (AFP) me zyrë qendrore në Paris.
Prof. Dr. Briseida Mema është antare e bordit të Kualicionit ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore, antare e Bordit artistik të Radio Televizionit Shqiptar, antare e bordit të Aleancës Franceze në Tiranë.
Autore e disa kodeve të etikës në fushën e medias dhe komunikimit. Autore e bashkautore e shumë studimeve mbi letersinë, historinë e zhvillimet gjeopolitike në Shqipëri e Ballkan. Autore e shumë shkrimeve të botuara në median e huaj mbi zhvillimet në Shqipëri e që shërbejnë edhe si bazë studimore për shumë institucione shkencore.
Në botën akademike është angazhuar në projekte shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Prof. Dr. Briseida Mema është nderuar me disa çmime ndërkombëtare si dhe mban titullin “Kalorës i Urdhërit të Meritës” dhe “Kalorës i Legjionit të Nderit”, dy tituj të lartë, akorduar nga Presidentët Francezë, J.Chirac, në maj 2001e F.Hollande në janar 2014.
Prof. Asoc. Dr. Albana Demi (Mosho) është diplomuar ekonomist në Universitetin Bujqësor të Tiranës, si edhe mban titullin Kontabilist e Audit Publik të certifikuar nga CIPFA, Angli (2006). Përpara se t’i bashkohej botës akademike, ajo vjen nga një përvojë e gjatë dhe e suksesshme në Administratën Tatimore Shqiptare, me kontribut të vecantë në implementimin e (e-shërbime, Tax CRM, call centre), duke trajnuar jo vetëm punonjësit por edhe të gjithë tatimpaguesit. Në bashkëpunim me PwC, USAID, IPA, IOTA, OECD si partnerë ndërkombëtarë, me Institucionet publike dhe shoqata biznesi ne Shqipëri, është angazhuar për pasqyrimin e ndryshimeve në legjislacionin tatimor, hartimin e manualeve, kodit të etikës, raportimin periodik. Ka ndjekur shkëmbim experience afatgjatë në administratat tatimore: Francë; Poloni; Malajzi. Zoteron gjuhe te huaja Italisht, Frengjisht, Spanjisht dhe Anglisht gjuhë me të cilën është angazhuar edhe në mësimdhënie.
Në botën akademike Prof. Asoc. Dr. Albana Demi (Mosho), është përfshirë në projekte shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe në programe Erasmus +. Ajo, është anëtare bordi editorial e shkencor dhe ka publikime në revista akademike me fakor impakti, duke ndarë ekspertizën e saj mbi tema të tilla si financat publike, politikat fiskale, pastrimi i parave, auditimi, kontabiliteti publik. Gjithashtu është pjesëmarrëse në konferenca e kongrese kombëtare e ndërkombëtare, si autor e drejtues në panele të diskutimeve.
Arian Dedej është Profesor pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga viti 2010.Ai është diplomuar në Universitetin e Perugia-s,“Fakulteti i Shkencave Politike”. Ka mbrojtur titullin Master i nivelit II, si dhe një kurs kualifikimi në të Drejtën Humanitare. Është vlerësuar si Këshilltar i Kualifikuar i së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. Gjatë karrierës së tij profesionale ka punuar në Bibliotekën e Studimeve Historike dhe Politike, pranë katedrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Univerititetin e Perugia-s. Ariani është Doktor Shkencash pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë Filologjisë me temë “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE (1990-2009)”. Më 29/10/2024 fiton titullin Profesor i Asociuar pranë Universitetit te Tiranës.
Prej Tetorit 2016 ai është bashkëpuntor me Institutin e Studimeve të Evropës Juglindore. Ai ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka botuar artikuj në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Interesat kërkimore shkencore i ka në zhvillimet e Shoqërisë Civile, Integrimit Evropian, Drejtesisë Tranzitore dhe zhvillimeve politike brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Natasha Hoda është lektor në FSHPJ, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një Diplomë nga Universiteti Bujqësor i Tiranes, Fakulteti Ekonomik (Bachelor në Ekonomiks), nga Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik në bashkepunim me Universitetin e Nebraskes Diplome Master Shkencor në Administrim Publik dhe Universiteti Bujqesor i Tiranes Doktoratë në Menaxhim.
Ajo zoteron çertifikatë kualifikimi 2 vjeç për Bank Finance, pranë Universitetit të Tiranes, fakulteti Ekonomik, si dhe çertifikat per studime pasuniversitare (6 Muaj) në Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomik
Gjithashtu ajo zoteron disa çertifikat trainimi në vende të ndryshme te Evropes si dhe dy çertifikata nje mujore trainimi ne SHBA ne Universitetin Shteteror te Illinois.
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Menaxheres së Financës dhe Administratës në Agjensine e Zhvillimit te Zonave Malore per 10 vjet rresht.
Dr. Natasha Hoda është autore dhe bashkë-autor i me shumë se 18 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë : Inteligjenca Artificiale dhe e Ardhmja e Profesionit te Kontabilistit (2025),Tregu Financiar per Qeverisjen Lokale (2024),Globalizimi dhe Efekti I tije ne Ekonomine Nacionale (2024), Financa Lokale dhe Decentralizimi (2024), Ananliza e Faktoreve qe Influencojne Mashtrimin ne Raportimin Financiar (2023),Borxhi Publik dhe Impakti ne Ekonomi (2023), Minimumi Jetik dhe Varferija(2023), Faktoret qe ndikojne ne rritjen e cilesise se sisietmit te informacionit contabel (2016), Zhvillimi I Qendrueshem I Turizmit Rural si nje mundesi per zhvillimin e Zonave Rurale, (2015), Profesioni I Kontabilistit dhe Stresi, (2012). Politikat Ekonomike dhe Integrimi ne BE (2019) etj.
Prof. Asoc. Dr. Parashqevi Draçi (Proda) është Profesor në Departamentin e Administrimit Publik, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Eksperiencat e mëparshme të saj janë në menaxhimin e institucioneve publike dhe zbatimin e programeve publike.
Është diplomuar për Ekonomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2008 përfundon programin për “Master Shkencor” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA. Në vitin 2014 merr gradën shkencore “Doktore e Shkencave” dhe në vitin 2023 ka fituar titullin shkencor “Profesore e Asociuar”.
Eshtë lektore për lëndën e Ekonomiksit të Sektorit Publik, për Ekonomiksin e Zhvillimit dhe Ekonomiksi dhe Politika Publike.
Ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në publikimet e saj trajtohen tema me karakter shkencor mbi ekonominë, shërbimet publike, zhvillimin e qëndrueshëm, pjesëmarrjen e komunitetit në zhvillimin e turizmit dhe strategjitë për zhvillimin.
Dr. Mentor Beqa është lektor në Departamentin e Administrimit Publik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai është diplomuar nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Gazetari), nga Universiteti i Gjenevës (MAS në Politikat Ndërkombëtare të Sigurisë) dhe Universiteti Europian i Tiranës (Doktoratë në Shkenca Politike me profil Marrëdhënie Ndërkombëtare). Dr. Beqa është studiues me përvojë mbi 15 vjeçare në akademi, institucione qeveritare, media dhe sektorin jofitimprurës. Qëllimi i tij kryesor është të sjellë së bashku njohuritë shkencore dhe nevojat shoqërore në vendet në zhvillim si Shqipëria. Ai aktualisht po ligjëron kurse mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Globalizimin, Teorinë Politike dhe Metodat e Kërkimit. Më parë ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme shtetërore si Këshilltar dhe Drejtor i Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Brendshme. Dr. Beqa ka një përvojëtë gjatë edhe në mediat e shkruara dhe ato vizive në Shqipëri dhe po ashtu është i angazhuar në disa Organizata Joqeveritare. Dr. Beqa është autor i një numri të konsiderueshëm publikimesh në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Blerina Sadiku eshtë lektore në Departamentin e Administrimit Publik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti New York, Tiranë, në bashkëpunim me SUNY Empire State College, New York (Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare/Shkenca Politike), nga Universiteti New York, Tiranë, në bashkëpunim me Institute Universitaire Kurt Bösch, Zvicër (Master në Administrim Biznes- Banking) dhe Universiteti Europian i Tiranës (Doktoratë në Shkenca Juridike- E Drejtë Ndërkombëtare).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores me kohë të pjesshme në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Dr. Sadiku është autore e një libri të botuar në vitin 2011, me titull “Lindja e Çështjes Çame 1820-1943” dhe më shumë se 8(tetë) publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Publikimet e saj ndër te tjera përfshijnë: Cham Issue during Peace Conference in Paris 1919 [Çështja Çame gjatë Konferencës së Paqes në Paris 1919]
(Doi: 10.5901/mjss.2016.v7n4p676) (2016), Çështja Çame dhe Çeshtja e Sudetëve: Një Vështrim Politiko-Juridik krahasues pas Vitit 1990. (Proceedings ISBN 978-9928-190-98-7) (2016), The Fundamental Rights of the Albanian Population of Chameria in Front of Greek Municipal Law and International Law 1913-1926 [Të Drejtat Themelore të Popullsisë Shqiptare të Çamërisë përballë Ligjit të Brendshëm Grek dhe të Drejtës Ndërkombëtare 1913-1926] (Proceedings ISBN (13):978-1-4438-6363-6) (2013).
PhD. Majlinda Velçani, prej vitit 2013 është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit Administrim Publik,në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Është diplomuar për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,me Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND). Ka përfunduar Studimet e Doktoraturës në University of National and Worl Economy në Sofie, Bullgari,në Departamentin e të Drejtës Publike, në profilin “Teori e Shtetit dhe Ligji. Studime politike dhe juridike”.
Është anëtare e disa projekteve kërkimorë e shkencorë ndërkombëtare dhe kombëtare. Anëtare e bordeve shkencore të revistave shkencore ndërkombëtare dhe të bordeve organizative të konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka marr Certifikim për realizimin e trajnimeve në fushën e “Harmonia sociale dhe zgjidhja e konflikteve”,nga Qëndra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike.
Majlinda Velçani është autore dhe bashkë-autore e dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe pjesmarrëse në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ikbale Tepelena është lektore në Departamentin e Administrimit Publik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Drejtësi).
Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e juristes në Sektorin e Auditit të Brendshëm në Këshillin e Qarkut Durrës, në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës etj.
Ikbale Tepelena është autore dhe bashkë-autore e dhjetërave publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “The Process of Internationalization of Universities and its Impact on Student’s Decision Making”; “Fostering Security in Albania and the EU’s Role in the Security Sector Reform”; “Brand ambassadors and influencers taking steps towards sustainability”; “Legal framework and challenges regarding AI integration into Marketing”; “The Legal Framework of Sharenting: Protecting Children’s Rights in the Digital Age” etj.
Ikbale Tepelena është pjesëmarrëse aktive në një sërë projektesh akademike, me fokus të veçantë në nderkombëtarizimin e arsimit të lartë, mirëqeverisjen, digjitalizimin institucional dhe integrimin e IA në mësimdhënie.
Arjana Kadiu ka lindur në vitin 1981. Në vitin 2003, diplomohet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në degën Përkthim dhe Interpretim në gjuhën Gjermane. Në vitin 2010 përfundon studimet e Masterit Shkencor në Administrim Publik në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 2019 diplomohet në Master Shkencor në Marketing në Universitetin Webster në St. Louis, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2024, fiton titullin Doktor i Shkencave në Shkencat Sociale, me specializim në Ekonomi dhe Menaxhim, nga Universiteti i Sopronit në Hungari. Tema e studimit ishte: “Strategji Marketingu për Promovimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit në Shqipëri.”
Që prej vitit 2013 është Lektore pranë Departamentit të Administrimit Publik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Fushat e saj të ekspertizës janë Vendimmarrja në sektorin Publik, Marketingu në Sektorin Publik, si dhe Zhvillimi i qëndrueshëm i Turizmit.
Dr. Kadiu ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka botuar disa artikuj në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara. Gjithashtu ajo ka njohuri të avancuara dhe përdor në nivel profesional tre gjuhë të huaja: anglisht, gjermanisht dhe italisht.
Prof. Asoc. Dr. Elena Kocaqi, Pedagoge me kohë të plotë në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, në Fakultetin e “Shkencave Politike dhe Juridike”, Departamenti i Administrimit Publik, prej vitit 2007 deri më sot. Jep mësim lëndët Administrim Publik, Politika Publike, E drejta Administrative, E drejta Kushtetuese etj.
Është avokate në “Dhomën e Avokatisë së Tiranës” prej viti 2013.
Ajo ka përfunduar studimet ne tri dege ne Universitetin e Tiranës nga viti 2001-deri në vitin 2012 me rezultate shumë të mira.
1- “Histori” me rezultate të shkëlqyera mesatare 10 “Medalja e Artë” Universiteti i Tiranës me kohë të plotë.
2- “Drejtësi” Universiteti i Tiranës, me kohë të plotë mesatare 9.6.
3- “Shkenca Politike” Universiteti i Tiranës, me kohë të plotë mesatare 9.3.
4- Ka përfunduar studimet në “Master” në Universitetin e Tiranës me mesatare 9.75
5- Doktoraturë në “Institutin e Albanologjisë” në Tiranë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, nga vitet 2009- 2014, mbrojtur me gradën shkëlqyer.
6- Në vitin 2016 mori titullin Profesore e Asociuar
7- Ajo është autore e shumë librave dhe botimeve.
Edukimi:
Përfunduar studimet doktorale në University of National and World Economy Sofie Bullgari në Fakultetin e Menaxhimit dhe Administrimit, Departamenti Marketing dhe Planifikim Strategjik.
Eksperienca:
Eksperiencat e punës janë në sektorin publik dhe privat, në kompani shqiptare dhe te huaja, në sektorin bankar dhe institucione financiare. Prej vitit akademik 2014-2015 pjesë e fushës akademike, e përfshirë në proçesin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, pjesë e programeve të mobilitetit dhe mësimdhënies në vende të BE, në gjuhën italiane dhe angleze.Pjesë e grupeve të punës në disa projekte COST.
Në 2019-2023 e zgjedhur si këshilltare në Këshillin Bashkiak Durrës, zv kryetare e Komisionit të Buxhetit Financës Taksave – Tarifave Vendore. E angazhuar në projekte të huaja si ekperte në Qeverisjen Vendore.
Aktualisht lektore pranë Universitetit “ Aleksander Moisiu” Durrës, në departamentin Administrim Publik.
Zotëron në nivel C1 gjuhën Italiane dhe Angleze.
Drejtimet e kerkimit:
Pjesë e kërkimit shkencor në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Fushat e kërkimit janë Financat Publike dhe Lokale, Mirëqeverisja dhe Dixhitalizimi, Investimet Publike, Marketingu Politik.