Master Profesional në Politika dhe Administrim me profil : Administrim Publik

 

Pse të ndjekësh këtë program?

Në një kohë kur administrata publike përballet me sfida gjithnjë e më komplekse :si dixhitalizimi, menaxhimi efektiv i burimeve, transparenca dhe llogaridhënia.

Nevoja për profesionistë të aftë dhe të mirëformuar është më e rëndësishme se kurrë. Ky program master ofron një formim të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt praktikës për ata që synojnë të ndërtojnë një karrierë në administratën publike ose në organizata që bashkëpunojnë me të. Ai kombinon njohuritë akademike me aftësitë profesionale përmes një qasjeje ndërdisiplinore.

Kohëzgjatja: 1 (një) vit akademik
Kreditet: 60 kredite

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MP Administrim Publik”

Objektivat dhe përmbajtja e shkurtër e programit:

1. Të pajisë studentët me njohuri të avancuara mbi strukturën, funksionimin
dhe sfidat e administratës publike, në kontekstin shqiptar dhe atë evropian.
2. Të zhvillojë aftësi menaxheriale dhe organizative për të udhëhequr dhe
përmirësuar funksionimin e institucioneve publike në mënyrë efikase,
transparente dhe të përgjegjshme.
3. Të nxisë kompetenca në planifikimin strategjik, menaxhimin e burimeve
njerëzore dhe financiare, si edhe në hartimin dhe zbatimin e politikave
publike.
4. Të përgatisë profesionistë të gatshëm të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së
shërbimeve publike dhe modernizimin e administratës publike përmes
praktikave bashkëkohore të menaxhimit publik.

Pikat kryesore të programit

Ky program synon të përgatisë specialistë të kualifikuar për të vepruar në mënyrë profesionale në administratën publike qendrore dhe vendore. Ai ofron një qasje të integruar që kombinon njohuritë teorike me aftësitë praktike, përmes lëndëve ndërdisiplinore. Studentët përgatiten për të qenë kontribues aktivë në reformimin dhe përmirësimin e administratës publike shqiptare, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Programi përfshin edhe komponentë praktikë si projekte zhvillimore dhe praktikë me institucione partnere.

Mundësitë e punësimit

Specialistë, koordinatorë projektesh, zyrtarë të burimeve njerëzore dhe financiare, përgjegjës të sektorëve teknikë, asistentë administrative, ekspertë në monitorimin dhe vlerësimin e politikave publike.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cilat janë njohuritë kryesore që do të marr gjatë programit?

Programi mbulon administrimin publik, politikat shtetërore, kontabilitetin dhe etikën publike, duke krijuar një bazë të gjerë njohurish për administrimin efikas të institucioneve publike.

 

A është ky program më shumë teorik apo praktik?

Ky program ka një qasje praktike dhe aplikative, duke përfshirë analizën e rasteve reale dhe praktikën në administratën publike.

A ndihmon ky program në avancimin e karrierës time në administratën publike?

Po, studentët që përfundojnë këtë program kanë mundësi të avancojnë në pozicione drejtuese në sektorin publik dhe politikë-bërje.

Cilat janë disiplinat kryesore që mbulon programi?

Programi mbulon administrimin publik, qeverisjen demokratike, menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe etikën publike.

 

Në cilat fusha mund të punësohem pas diplomimit?

Të diplomuarit mund të punojnë në administratën shtetërore, organizatat ndërkombëtare, institucione financiare publike dhe private, si dhe në sektorin akademik e kërkimor.

sqAlbanian