Administrim Publik

 

Pse të ndjekësh këtë program?

Zbulo si funksionon shteti, si merren vendimet dhe si mund të ndikosh në jetën e përditshme të qytetarëve. Mëso menaxhim, ligj dhe politika publike – dhe përgatitu për një karrierë në administratë, organizata apo projekte zhvillimi. Një program praktik, modern dhe me mundësi reale për të vepruar. Zgjidh një degë që të afron me botën reale.

Kohëzgjatja: 3 (tre) vite akademike
Kreditet: 180 kredite

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Administrim Publik”

Objektivat dhe përmbajtja e shkurtër e programit:

1– Përgatitja e ekspertëe të administrates publike, të aftë për të analizuar dhe
menaxhuar funksionet e sektorit publik si në nivel qendror, ashtu edhe
vendor.
2– Zhvillimi i kompentencave për vendimmarrje strategjike, duke i pajisur
studentët me koncepte analitike e metodologjike të bazuara në teknika
modern për menaxhimin e administrates.
3Përgatitja e profesionistëve të hartimit dhe zbatimit të politikave publike,
veçanërisht të ekonomisë, financave, buxhetimit dhe qeverisjes transparente
dhe demokratike.
4– Ofrimi i dimensionit ndërkombëtar të formimit akademik me anë të
programeve të dyfishta me universitete të huaja.

Pikat kryesore të programit

Programi përgatit studentët për të punuar në administratën publike dhe institucionet
kombëtare e ndërkombëtare, duke u ofruar njohuri në menaxhim, ligj, dhe politika
publike. Ai kombinon teori dhe praktikë për të zhvilluar aftësi në vendimmarrje,
qeverisje dhe shërbime publike, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Mundësitë e punësimit

  • Specialist në administratën publike qendrore dhe lokale.
  • Këshilltar për politikat publike dhe ekonomike.
  • Analist i zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokale.
  • Koordinator në institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare.
  • Ekspert në hulumtime dhe studime mbi administrimin publik dhe politikat ekonomike.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cilat janë aftësitë kryesore që zhvillon ky program?

Studentët mësojnë menaxhimin e administratës publike, analizën ekonomike dhe politikë-bërjen në nivel institucional.

 

A ka ky program orientim praktik?

Po, përfshin projekte praktike dhe studime të rasteve për të aplikuar njohuritë në situata reale të administrimit publik.

Në çfarë fusha mund të punësohem pas diplomimit?

Mund të punësoheni në institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, sektorin privat ose si konsulent për politikat publike.

A ka mundësi për vazhdim studimesh pas përfundimit të këtij programi?

Po, studentët mund të ndjekin Master në Administrim Publik, Politika Ekonomike ose Menaxhim.

 

Si ndikon ky program në zhvillimin e karrierës time?

Ky program ofron një bazë të fortë akademike dhe praktike për ata që dëshirojnë të bëhen liderë në sektorin publik.

sqAlbanian