Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit dyvjeçar me kohë të plotë në “Aplikacion Web & Dizajnim Grafik” është një nga programet e Departamentit të Informatikës, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. Ky program i siguron studentëve një përgatitje praktike dhe profesionale në disa nga fushat më të kërkuara dhe kreative të tregut të punës në Shqipëri dhe më gjerë.
Së pari, ai i përgatit studentët drejt profesionit të zhvilluesit të faqeve dhe aplikacioneve web, duke u fokusuar në teknologjitë kryesore si HTML, CSS dhe JavaScript. Së dyti, ai i përgatit studentët në fushën e dizajnit grafik, duke zhvilluar aftësi në krijimin e elementeve vizuale, identitetit grafik dhe përmbajtjeve digjitale. Së treti, programi i aftëson studentët në dizajnimin e ndërfaqeve dhe përvojës së përdoruesit (UI/UX), të domosdoshme për aplikacionet moderne. Së katërti, ai i përgatit studentët për të punuar në sektorin e marketingut digjital dhe menaxhimit të përmbajtjeve online, përmes përdorimit të mjeteve dhe platformave bashkëkohore.
Programi është vlerësuar si një program shumë praktik dhe i orientuar drejt tregut të punës, për shkak të përgatitjes konkrete që u jep studentëve në zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve digjitale. Studentët pajisen jo vetëm me njohuri teknike, por edhe me aftësi kreative dhe profesionale, të cilat janë shumë të kërkuara nga kompanitë dhe agjencitë e marketingut.
Qëllimi dhe misioni i programit
Zhvillimi i teknologjisë dhe i industrisë digjitale ka krijuar një kërkesë të lartë për profesionistë të aftë në zhvillimin web dhe dizajnin grafik. Misioni i këtij programi është përgatitja e studentëve me njohuri praktike dhe aftësi konkrete për të hyrë menjëherë në tregun e punës dhe për të kontribuar në krijimin e produkteve dhe shërbimeve digjitale.
Gjatë këtij programi, studentët fitojnë njohuri të qëndrueshme në zhvillimin e aplikacioneve web dhe në dizajnin grafik, duke qenë të aftë të krijojnë faqe interneti funksionale dhe vizualisht tërheqëse. Programi u jep mundësi studentëve të zhvillojnë aftësi në përdorimin e softuerëve profesionalë, në menaxhimin e projekteve digjitale dhe në punën në grup.
Të diplomuarit në këtë program janë të përgatitur për t’u punësuar menjëherë në tregun e punës si zhvillues web, dizajnerë grafikë apo specialistë të përmbajtjeve digjitale, si dhe kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivele më të avancuara në fushën e teknologjisë së informacionit.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Tregu i punës në sektorin e teknologjisë dhe industrisë digjitale është një treg dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, i cili kërkon profesionistë të rinj, kreativë dhe të aftë në zhvillimin e aplikacioneve web dhe dizajnin grafik. Ky program i përgatit studentët për t’u integruar shpejt në këtë treg pune.
Të diplomuarit mund të punësohen si zhvillues web, dizajnerë grafikë, UI/UX dizajnerë, si dhe specialistë të përmbajtjeve digjitale në kompani IT, agjenci marketingu, media online dhe biznese të ndryshme që operojnë në fushën digjitale.
Gjithashtu, tregu i marketingut digjital dhe i shërbimeve online ofron mundësi të shumta për punësim dhe vetëpunësim (freelancer), duke u dhënë studentëve mundësinë të zhvillojnë karrierë të pavarur. Njohuritë praktike të marra gjatë studimeve mundësojnë angazhimin e menjëhershëm në projekte reale dhe në zhvillimin e produkteve digjitale.