Departamenti i Shkencave Politike është një prej tre njësive bazë të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike dhe ka një staf akademik të arsimuar dhe kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. Personeli akademik është i kategorisë “Profesor” dhe “Lektor”.
Me një staf relativisht të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq me përkushtim rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në të dy Ciklet e Studimit. Konkretisht, Departamenti i Shkencave Politike ofron programe të tilla, si: Bachelor në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike”, “Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe “Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun”, si dhe Master Shkencor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci”, “Histori” e Master Profesional në “Komunikim Publik”.
Përpos mësimdhënies cilësore me standarde evropiane, stafi akademik i Departamentit i kushton rëndësi të veçantë kërkimit shkencor, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore të indeksuara dhe angazhimit në projekte kërkimore. Gjithashtu, në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Shkencave Politike është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademiko-shkencor, por edhe komunitetit vendas e botës së biznesit.
Stafi:
This will close in 0 seconds