Departamenti i Marketingut

Përshkrimi i Departamentit të Marketingut

Departamenti i marketing-ut është krijuar në vitin akademik 2009-2010, pranë Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës. Në përputhje dhe me filozofinë “Studenti në qendër të vëmendjes” të UAMD-se si institucion, departamenti është një strukturë e krijuar në funksion të studentit që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit.

Departamenti ofron studime në të treja ciklet e studimeve. prezantohet me dy programe të plota studimi të nivelit të parë (bachelor) dhe të nivelit të dytë (master Profesional dhe Master Shkencor), si dhe atë të doktoraturës.

Gjithashtu përbëhet nga 14 anëtarë; nga të cilët 4 janë të kategorisë Profesorë, 5 janë doktor shkencash dhe 2 janë në përfundim të doktoraturës.

Tregu, i cili bëhet gjithnjë e më konkurues kërkon edukimin e një elite të re të punonjësve dhe menaxherëve të marketingut, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve do të garantojnë konkurrueshmëri me efikasitet dhe sukses në tregjet vendase dhe ato ndërkombëtare. Formimi në fushën e Menaxhim Marketing dhe sidomos në atë të marketingut digital mban në konsideratë ndryshimet që vijnë si rezultat i transformimit dhe zhvillimit të ekonomisë. Modulet, lëndët dhe temat që trajtohen, në programet e ofruara gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, janë të përshtatura plotësisht me realitet ekonomike, me pritshmëritë e studentëve, si dhe me nevojat konkrete të organizatave të biznesit. Kombinimi i formimit bazë me profilet e zgjedhura nga studenti e bën procesin mësimor shumë më interesant dhe rrit aftësitë profesionale, si dhe mundësitë e punësimit të studentëve.

Fokusi kryesor i Departamentit është që të ofrojë metoda ekselente të mësimdhënies, përmes një stafi tërësisht profesional dhe të përkushtuar, i cili do ti mundësojë studentëve një formim të gjithanshëm dhe të thelluar mbi fushën e marketingut, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm dhe të nevojshëm për tregun e punës. Departamenti i marketingut merr një rendësi të veçante brenda fakultetit pasi ofron programe studimi me shume interes për studentët në përputhje me nevojat e tregut të punes. Programet e studimit që mbulon ky department kanë ardhur duke u zgjeruar dhe duke u përmiresuar përsa i përket kurrikulave mësimore, metodave të mësimdhenies, aktiviteteve shkencore etj

Qëllimi ynë është që çdo student të ndihet i sigurt që pasi të diplomohet do të ketë mundësira të shumta, që falë njohurive të marra, të ndërtojë një karrierë të suksesshme.

Departamenti synon që përmes stafit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme të rrisë në maksimum cilësinë e mësimdhënies, duke synuar që të shdërrohet në një vlerë të shtuar jo vetëm i Fakultetit të Biznesit, pjesë e së cilit është, por edhe i Universitetit në tërësi.

Departamenti mbështet fuqimisht rritjen e nivelit akademik, duke nxitur marrjen e gradave dhe kualifikimin shkencor të anëtarëve të stafit të tij, duke patur numrin më të madh të stafit akademik me titullin “Profesor”, në nivel universiteti.

Kultura e punës së departamentit bazohet mbi diskutimin dhe debatin gjithëpërfshirës dhe të rregullt si për sa i takon përmirësimit të kurrikulave, adresimit të çështjeve të ngritura nga studentët, bashkëpunimit me ekspertë të marketingut nga fusha e biznesit duke i ftuar ata rregullisht për të mbajtur leksione të hapura para studentëve, inicimit të aktiviteteve akademike  e kërkimore shkencore, por edhe i atyre me ndikim social dhe shoqëror.

Mësimdhënia organizohet duke kombinuar disa forma, si leksione, seminare, prezantime të detyrave të studentëve, prezantim i videove të ndryshme në varësi të temave dhe diskutimi në lidhje me to, prezantim i rasteve të ndryshme të studimit, diskutime mbi artikuj të ndryshëm nga revista të biznesit të ftuar special nga bota e biznesit, mediave, etj.

Misioni ynë është ofrimi i kurrikulave më të mira dhe bashkohore në fushën e menaxhim marketingiut dhe të marketingut digital, duke i dhënë mundësi tregut shqiptar për të patur profesionistë të aftë dhe të gatshëm që të drejtojnë sipërmarrjet  në një ekonomi inovative.

Vizioni

Departamenti  i Marketingut shquhet për nivelin e lartë të profesionalizimit të stafit akademik, kurrikulave bashkohore dhe kërkimit shkencor, si dhe për aftësitë e veçanta dhe eksperiencave që sjellin në tregun e punës studentët e diplomuar prej tij.

Si departamenti, ashtu edhe studentët e tij, janë një vlerë e shtuar për Fakultetin e Biznesit dhe shërbejnë si partnerë të çmuar të biznesit dhe institucioneve me të cilat ata bashkëpunojnë, duke ofruar energji të reja dhe inovative, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe konkurrueshmërisë në sektorin ekonomik.

Programet e Studimit

Menaxhim Marketingu

Bachelor

Komunikim dhe Marketing Digjital

Bachelor

Menaxhim Marketingu

Master Profesional

Menaxhim Marketingu

Master Shkencor

Stafi:

Përgjegjës DepartamentiProf.As.Dr. Vaeld Zhezha

LektorProf.As.Elton Noti

Prof.As.Elton Noti  ka mbaruar studimet e larta për “Administrim-Biznes Turistik” në vitin 2002, në Universitetin Publik “Alexandёr”, në Selanik të Greqisë.Në vitin 2007, përfundoi me sukses  Masterin Shkencor  në “Marketing”, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.Gjatë vitit 2014, merr gradën “Doktor Shkencash” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, duke mbrojtur disertacionin  në fushën e teknologjisë së informacionit dhe marketingut turistik.Në vijim të punës së tij kërkimore -shkencore dhe kualifikimit akademik,  gjatë vitit 2016,  merr titullin akademik “Profesor i Asociuar”.

Prof.As.Elton Noti është punësuar me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” gjatë vitit 2015, si lektor në lëndët Strategji Marketingu, Marketing Ndërkombëtar dhe Promocion. Është bashkëautor në librin mësimor “Komunikimi i Integruar Marketing”, botuar gjatë vitit 2017.Që prej muajit Tetor të vitit 2017 mban edhe pozicionin e Zv.Rektorit për Çështjet Mësimore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.Që prej vitit 2004, ka qenë i angazhuar në mësimdhënie si lektor me kohë të pjesshme në fushat e marketingut dhe turizmit, në Universitetet e Tiranës, Vlorës etj.Ka një eksperiencë profesionale prej afro 13 vitesh në administratën publike, në fushën e turizmit. Gjatë kësaj kohe, ai ka kontribuar në hartimin e politikave strategjike për zhvillimin e turizmit, kuadrin ligjor, si dhe ka marrë pjesë në disa projekte në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si: Organizata Botërore e Turizmit, UNDP, GIZ, OSCE, Këshilli i Europës etj.

LektorProf.Asoc.Dr.Azeta Tartaraj

Prof. Asoc. Dr. Azeta Tartaraj është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Markeitngut të Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, që nga viti 2008 në lëndët Baza Marketingu, Drejtim Marketingu,, Promocion, Strategji marketingu, Publicitet.

Diplomë e Integruar e Nivelit të Parë (1992) dhe Masterin Shkencor në Universitetin e Tiranës (2006). Doktoraturë pranë UAMD në fushën e Marketingut me Tezë Dizertacioni “Marketingu i territorit dhe kohezioni social”. Në vitin 2014, merr titullin Profesor i Asociuar. Pjesëmarrje aktive në dhjetra Konferenca Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare,  artikuj shkencorë, nga të cilët një pjesë prej tyre me faktor impakti. Mbulon fushat e Baza Marketingu, Drejtim Marketingu,, Promocion, Strategji marketingu, Publicitet.

LektorProf.Assoc.Dr.Blerim Kola

Prof. Assoc. Dr. Blerim Kola është pedagog që nga viti 2008 në Departamentin e Marketingut në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku mbulon lëndë si Marketingu i Sherbimeve, Marketingu Nderkombetar, Marketing i Avancuar, Drejtim Marketing, Baza Marketing, Marketing Turizmi, Marketing i te Mirave Publike, Biznesi Nderkombetar, Politika Çmimi, Turizem i Qendrueshem, Marketing Konsumi, etj.  Ai zotëron titullin Profesor i Asociuar që nga viti 2016 dhe ka mbaruar Ciklin e Tretë të Studimeve të Doktoraturës në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Biznesit, në fushën e Marketingut me temen “Marketingu i Produkteve Artizanale” . Gjithashtu ka mbaruar Masterin e Nivelit të Dytë të Integruar në profilin Marketing pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nenbraskës, SHBA, si edhe DIND ne fushen e Marketingut Mediatik, Departamenti i Gazetarise, Universiteti i Tiranes.

Më pare Prof. Assoc. Dr. Blerim Kola ka kryer një sërë trajnimesh me profil akademik në Budapest dhe Strasburg dhe ka patur edhe një eksperiencë pune pranë BBC (New Media) në Londër.

Fushat e kerkimit shkencor pershijnë Marketingun Nderkombetar, Marketingun e Sherbimeve, Marketingun Digjital.

Prof. Asoc. Dr. Blerim Kola është autor i disa cikle leksionesh dhe shumë publikimeve në revista shkencore nderkombetare si edhe pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare,  rajonale dhe ndërkombëtare

LektorDr.Edlira Llazo

Dr. Edlira Llazo është lektor në Departamentin e Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti “F.S Noli (Diplomë e Integruar në Menaxhim) , nga ISSAT (Master i Nivelit të Dytë  “Financë-Kontabilitet) dhe  “Master of Business Administration , Concentration on Finance-Accounting” , në “University of Bussines and International Studies”, Gjenevë dhe Universiteti Bujqësor Tiranë (Doktoratë në Marketing).

Më parë ai/ajo ka mbajtur pozicionin e  Specialistes në Bankën e Kursimeve, Specialistes në Zyrën e Koordinim-Zhvillimit pranë Institucionit të Prefektit, Durrës. 

Dr. Edlira Llazo është autor/autore dhe bashkë-autor i disa teksteve  si Baza Marketing, Drejtim Marketing, dhe Marketing i Avancuar dhe më shumë se 13 publikimeve në revista shkencore ndërkombëtare  ne vende të ndryshme si Itali, Bullgari, Polini,Rumani, Angli,SHBA  dhe më shumë se 15 konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë “Labeling of Agri-food  Products in Albanian Agriculture Context” (2017), “The attitudes of entrepreneurs and managers regarding the information technology in Albanian tourism enterprises” (2016), “Customer Attitudes towards Short Food Supply Chain in Albania” (2014), “Small Scale Farming and Agricultural Product Marketing in Albania” (2013), “The Estimation of the Alternatives that Improve the System of Trade of Agricultural products in Albania”(2013)  Kontabiliteti, Investime, Analizë dhe Vlerësim Biznesi, etj.

LektorDr.Eldian Balla

Dr. Eldian Balla është lektor në Departamentin e Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë nga Universiteti Bujqёsor i Tiranёs (BSc nё Agrobiznes), nga Universiteti i Tiranёs (Master Shkencor nё Marketing) dhe Universiteti  “Aleksandër Moisiu”, Durrës (Doktoratë në Marketing).

Më parë ai ka mbajtur pozicionin e Menaxherit tё Shitjeve dhe Marketingut në Kompaninё EHW Gmbh. Menaxherit tё Shitjeve dhe Marketingut në Kompaninё OPEL-NOSHI. Analist Kredie nё Bankёn ProCredit.

Dr. Eldian Balla është autor dhe bashkë-autor i tekstit Marketingu Metrik dhe Kërkim Marketing; si dhe më shumë se 10 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa nga publikimet janё;

  • HOW DO PRODUCT’S ATTRIBUTES AFFECT CONSUMER BEHAVIOR: AN EMPIRICAL EVIDENCE OF THE BRAND CHOICE (2015).
  • DO CONSUMERS TRUST THE LOCAL BRANDS? EMPIRICAL EVIDENCE FROM ALBANIA (2015)
  • HOW DOES ALBANIAN CONSUMER PERCEIVE FOREIGN PRODUCTS (2013).

CONSUMERS TRUST IN THE GLOBAL BRANDS: EMPIRICAL ANALYSIS IN THE CONTEXT OF CONSUMER PERSPECTIVE (2013).

LektorDr.Violeta Neza

Dr. Violeta NEZA është lektore në Departamentin e Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë DND nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti  i Tiranës, nga Universiteti  i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë ( Master  në AP) dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë ( Doktoratë në Marketing ).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtueses  në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës si dhe K/Degës së Përfitimeve në DRSSH Durrës. 

Dr. NEZA është autore dhe bashkë-autore e më shumë se 22 ( njëzet e dy )  publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “The influence of consumer satisfaction on consumer attitudes in the Albanian Insurance Industry – Case Study Tirana, Durrësi”,“The Impact Image Quality and Corporate Branding on Consumer’s satisfaction and consumer’s behaviour : The Role of Brand Equity” ( 2017), “Determinants of Service Quality in Life Insurance Products in Albania: Empirical Study”,“The impact of integrated marketing communication in customer satisfaction in insurance companies in Albania”, “Improving the quality of service through the application of CRM in insurance companies in Albania, increases consumer satisfaction” (2016) “Albanian emigration in Greece, the social consequences of the crisis, especially in their own pensions”, “Email marketing as a form of direct marketing in Albania”, “Insurance marketing and the distribution network in Albanian Market”,  ( 2015 )

LektorDr. Ariola Harizi

Dr. Ariola Harizi, ka përfunduar studimet e larta në fushën e Menaxhimit pranë Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, FASTIP, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në vitin 2013. Në vitin 2015, mori Titullin MSc në degën “Menaxhim Ekzekutiv”, pranë Universitetit Luarasi, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Në vitin 2017, ndjek Masterin në Menaxhimin Ekzekutiv të Eventeve, në Milano, Itali. Që prej vitit 2021, zotëron titullin Doktor Shkencash, në fushën e Marketingut, në Sllovaki. Eksperienca në mësimdhënie daton që në vitin 2016, si lektore me kohë të pjesshme në fushën e marketingut dhe nga viti 2018 si Lektore me kohë të plotë, pranë, Departatmentit të Marketingut, në Fakultetin e Biznesit, UAMD. Gjithashtu, ka kaluar një eksperiencë pune prej 4 vitesh në administratën publike dhe private, në sektorin e tatim taksave dhe financës. Mbulon fushat e Komunikimit të Integruar Marketing, Baza Marketingu, Dixhital Marketing. Zoteron një numër të lartë trajnimesh dhe specializimesh në fushën e Dixhital Marketing të Certifikuara jashtë vëndit. Pjesëmarrje aktive në shumë Konferenca Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, projekte vëndase dhe të huaja, botuese e disa artikujve shkencorë me faktorë impakti dhe autore e disa librave me bashkëpuntorë ndërkombëtarë.

LektorDr.Vaeld Zhezha

Dr. Vaeld Zhezha është lektor në Departamentin e Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës që nga viti 2019. Ai zotëron një diplomë nga Akadmia e Studimeve Ekonomike , Bukuresht Rumani (Bachelor në Manaxhim Biznesi, Profili manaxhim projektesh), nga Universiteti U.F.O (Diplomë Postmaster në Shkenca Administrative) dhe Institutit të studimeve Evropiane ,Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Fushën e Konkurrences me temë dizertacioni “Politikat e konkurrences ne bashkimin Europian”). Aktualisht ai mban pozicionin e Lektorit me kohe te plote ne  Departamentit të Marketingut në Fakultetin e Biznesit.

Dr. Vaeld Zhezha është autor shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilët 2 prej tyre me faktor impakti. Të gjitha këto botime dhe referime, kombëtare dhe nderkombëtare, si në: SHBA, Itali, Hungari, Greqi, Rumani, Kroaci, Maqedoni, Mali Zi, Kosovë, etj. Gjithashtu është bashkëautor në disa botime dhe ribotime tekstesh akademike. Mbulon fushat e Marketingu, E Marketingut, Konkurrences, Digital Marketing, Marketing i Avancuar. Publikimet e tij ndër të tjera përfshijnë; Artikuj shkencor – Journal of Educational and Social Research ,Richtmann Publishing(www.richtmann.org) E-ISSN 2240-0524,ISSN 2239-978X. “The Power of Hashtag in the New Era of Social Media Dominance – Study on the Use of Hashtag Trends Among College Students in Albania”. Academic Journal of Interdisciplinary Studies  ,   Vol 12 No 4 July 2023 “Exploring the Landscape of Digital Marketing in Albania: Insights from Local Companies”,  Illyrius International Scientific Review / n. 20 / (I-2023) “Cookies Phenomenon” in the EU – not just small text files”,  SOCIAL STUDIES  Vol. 17, No. 2 (62), 2023 “Përdorimi i rrjeteve sociale në E – Marketing” , “Crowd source. A tool for developing consumer  interaction in EU – digital Market”.

Konferenca internacionale – 29thInternational Social Science Conference , ICSS XXIX, Lisbon

“The impact of digitalization and E-marketing on the labour market after covid-19

pandemic”

25th International Conference on Multidisciplinary Studies “Recent Research and Ideas” ICMS XXV, California USA ,September 2021 “Analysis of the Sars Covid – 19 Pandemic Impact in the Albanian Tourism Sector”

16th International Conference on Social Sciences ICSS XVI – Paris “The Impact of Tourism Development Strategies in the Albanian Economy”

International Conference, Reggio Calabria 2022 Business law, consumer protection and antitrust rules” organizuar nga MIHCR  – Università degli Studi  Mediterranea di Reggio Calabria

“An overview on competition protection an the Albanian market”

International Scientific Conference , UBWE Sofia Bulgaria “Strategic planning and marketing in digital world”A diferent perspective for marketing , case study from Albania. Etc.

LektorDr.Kand.Taulant Kullolli

Dr. Kand. Taulant Kullolli është lektor në Departamentin e Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës që nga viti 2015.

Dr. Kand. Taulant Kullolli ka përfunduar studimet Master ne vitin 2014, ne degën Komunikim në Turizën dhe Tregëti Ndërkombëtare, në Fakultetin e Administrim-Biznesit, në Universitetin e Veronës, Itali, ku ka mbaruar edhe studimet e ciklit të parë në vitin 2011 në degën Gjuhë dhe Kulturë për Administrimin e Turizmit. Aktualisht ndjek studimet per marrjen e grades Doktor, pranë Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, me temën me titull “Analiza e teknikave të menaxhimit të cmimit në sektorin e turizmit”. Dr. Kand. Taulant Kullolli ka eksperiencë pune në disa kompani prestigjoze kombetare dhe ndërkombëtare disa vjeçare në fushën e shitjeve (Metro Italia Cash & Carry, Fondazione Arena di Verona, Pascucci Caffè) dhe ka marrë pjesë në disa programe trajnimi në fushën e komunikimit dhe administrimit të ‘corporate governance’ në Itali dhe Gjermani. Njeh në nivel të avancuar gjuhën italiane, angleze, spanjolle dhe në nivel mesatarë gjuhën franceze dhe gjermane.

Dr. Kand. Taulant Kullolli është autor i shumë punimeve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të listuara në revista prestigjoze me Faktor Impakti dhe në Scopus. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në shumë punime akademike shkencore dhe në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë marketingun, marketingun digjital, marketingun analitik dhe komunikimin marketing.

LektorDr.(c).Erjonilda Hasrama

Dr. (c) . Erjonilda Hasrama është pedagoge në Departamentin e Marketingut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe jep lëndë në Sjelljen e Konsumatorit dhe Parimet e Marketingut. Ajo është një mësimdhënëse e besueshme, efektive dhe efikase me ekspertizë të dëshmuar në transferimin e njohurive profesionale te studentët, duke i përgatitur ata në mënyrë konkurruese për arsimimin e mëtejshëm dhe sfidat e jetës në shekullin e 21-të.Erjonilda ka njohuri të thella për të gjitha çështjet e marketingut; dhe një përvojë profesionale në, e-marketing dhe marrëdhëniet me publikun në sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe sektorin publik gjithashtu.Erjonilda është aktive në kërkime dhe ka mbi 10 botime në konferenca ndërkombëtare dhe revista akademike në fushat e reklamimit, sjelljes së konsumatorëve dhe e-marketing. Përveç kësaj, ajo është duke ndjekur studimet e saj të doktoraturës me temë: “Rritja e pranimit të OBA përmes reklamave të bazuara në të dhëna: ndikimi i ndërgjegjësimit të përdoruesve në privatësinë online. Implikimi i rastit të Shqipërisë”. Ajo kontribuon plotësisht në Universitet duke marrë role kyçe dhe shërben në grupet e punës të Universitetit ose komitetin organizues të konferencave sipas nevojës. Temat kryesore të interesit: Tendencat dhe mjetet e marketingut dixhital, Strategjitë e komunikimit, analiza e sjelljes së konsumatorit, analitika e marketingut.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian