Department of Marketing

Description of the Department

Departamenti i marketingut në Fakultetin e Biznesit është  krijuar në vitin akademik 2009-2010,  pranë Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksander Moisiu” Durrës. Në përputhje dhe me filozofinë “Studenti në qendër të vëmendjes” të UAMD-se si institucion, departamenti është një strukture e krijuar në funksion të studentit që do të thotë se gjithçka që ndodh në universitet që nga procesi mësimor, shërbimet, aktivitetet dhe mjetet janë në dispozicion ekskluziv të studentit.

Departamenti i Marketingut është një ndër 6 departamentet e Fakultetit të Biznesit. Departamenti i Marketingut ofron studime në të treja ciklet e studimeve. Në ciklin e pare bachelor ofron bachelor në “Menaxhim Marketing” dhe bachelor në :Komunikim dhe Marketing Digital”, në ciklin e dytë të studimeve ofron Master Shkencor dhe Master Profesional në “Menaxhim Marketing”, si dhe doktoraturë në “Marketing”. Departamenti i Marketingut përbëhet nga 14 anëtarë; nga të cilët 4 janë të kategorisë Profesorë, 5 janë doctor shkencash dhe 2 janë në përfundim të doktoraturës. Ky departament mbulon mësimdhënien në lendët e marketingut në fakultetin e Biznesit.

Departamenti i marketingut merr një rendësi të veçante brenda fakultetit pasi ofron programe studimi me shume interes për studentët në përputhje me nevojat e tregut të punes. Programet e studimit që mbulon ky department kanë ardhur duke u zgjeruar dhe duke u përmiresuar përsa i përket kurrikulave mësimore, metodave të mësimdhenies, aktiviteteve shkencore etj. Që nga krijimi kur numri i studenteve numerohej rreth 50 studentë në te gjitha ciklet e studimeve, sot ne vitin aktual akademik numerohen mbi 500 studente në të treja ciklet e studimeve.

The department aims to maximize the quality of teaching through both full-time and part-time academic staff, with the goal of becoming an added value not only to the Faculty of Business, of which it is a part, but also to the university as a whole.

The department strongly supports the increase of the academic level by encouraging the acquisition of degrees and scientific qualifications for its staff members, having the largest number of academic staff with the title of "Professor" at the university level.

Fokusi kryesor i Departamentit është që të ofrojë metoda ekselente të mësimdhënies, përmes një stafi tërësisht profesional dhe të përkushtuar, i cili do ti mundësojë studentëve një formim të gjithanshëm dhe të thelluar mbi fushën e marketingut, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm dhe të nevojshëm për tregun e punës.

Qëllimi ynë është që çdo student të ndihet i sigurt që pasi të diplomohet do të ketë mundësira të shumta, që falë njohurive të marra, të ndërtojë një karrierë të suksesshme.

Departamenti ka në fokusin e tij përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulës, duke ju përshtatur nevojave të tregut, por edhe kërkesave të studentëve nga të gjitha ciklet. Kultura e punës së departamentit bazohet mbi diskutimin dhe debatin gjithëpërfshirës dhe të rregullt si për sa i takon përmirësimit të kurrikulave, adresimit të çështjeve të ngritura nga studentët, bashkëpunimit me ekspertë të marketingut nga fusha e biznesit duke i ftuar ata rregullisht për të mbajtur leksione të hapura para studentëve, inicimit të aktiviteteve akademike  e kërkimore shkencore, por edhe i atyre me ndikim social dhe shoqëror.

Departamenti i Marketing -ut prezantohet me dy programe të plota studimi të nivelit të parë (bachelor) dhe të nivelit të dytë (master Profesional dhe Master Shkencor), si dhe atë të doktoraturës. Tregu, i cili bëhet gjithnjë e më konkurues kërkon edukimin e një elite të re të punonjësve dhe menaxherëve të marketingut, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve do të garantojnë konkurrueshmëri me efikasitet dhe sukses në tregjet vendase dhe ato ndërkombëtare. Formimi në fushën e Menaxhim Marketing dhe sidomos në atë të marketingut digital mban në konsideratë ndryshimet që vijnë si rezultat i transformimit dhe zhvillimit të ekonomisë. Modulet, lëndët dhe temat që trajtohen, në programet e ofruara gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, janë të përshtatura plotësisht me realitet ekonomike, me pritshmëritë e studentëve, si dhe me nevojat konkrete të organizatave të biznesit. Kombinimi i formimit bazë me profilet e zgjedhura nga studenti e bën procesin mësimor shumë më interesant dhe rrit aftësitë profesionale, si dhe mundësitë e punësimit të studentëve.

Mësimdhënia organizohet duke kombinuar disa forma, si leksione, seminare, prezantime të detyrave të studentëve, prezantim i videove të ndryshme në varësi të temave dhe diskutimi në lidhje me to, prezantim i rasteve të ndryshme të studimit, diskutime mbi artikuj të ndryshëm nga revista të biznesit të ftuar special nga bota e biznesit, mediave, etj.

 

Misioni

Misioni ynë është ofrimi i kurrikulave më të mira dhe bashkohore në fushën e menaxhim marketingiut dhe të marketingut digital, duke i dhënë mundësi tregut shqiptar për të patur profesionistë të aftë dhe të gatshëm që të drejtojnë sipërmarrjet  në një ekonomi inovative.

Vision

Departamenti i Marketingut ofron programe studim të një cilësie të lartë, në përputhje të plotë me nevojat e studentëve dhe të tregut të gjerë të ekonomisë dhe biznesit. Ai shquhet për nivelin e lartë të profesionalizimit të stafit akademik, kurrikulave bashkohore dhe kërkimit shkencor, si dhe për aftësitë e veçanta dhe eksperiencave që sjellin në tregun e punës studentët e diplomuar prej tij.

Both the department and its students are a valuable asset to the Faculty of Business and serve as valuable partners to the businesses and institutions with which they collaborate, offering fresh and innovative energy that contributes to enhancing quality and competitiveness in the economic sector.

Study Programs

Digital Communication and Marketing

Bachelor's degree

Marketing Management

Bachelor's degree

Marketing Management

Professional Master

Marketing Management

Master of Science

Staff:

Department Head

Dr. Vaeld Zhezha

Lektorë

Prof. Asoc. Dr. Ervin Myftaraj

Prof. Asoc. Dr. Azeta Tartaraj

Prof. Asoc. Dr. Blerim Kola

Prof. Asoc. Dr. Elton Noti

Dr. Edlira LLazo

Dr. Eldian Balla

Dr. Ariola Harizi

Dr. Violeta Neza

PhD © Erjonilda Hasrama

PhD © Taulant Kullolli

en_USEnglish