Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Përshkrimi i Departamentit të Gjuhëve të Huaja

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, pjesë e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, përbëhet nga një ekip akademik me përvojë të gjerë në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të ofruar. Ky departament ofron katër programe studimi: dy në ciklin e parë dhe dy në ciklin e dytë të studimeve, të cilat janë dizajnuar në përputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimet më të fundit akademike.

Departamenti synon të përgatisë studentë të aftë në fushat e gjuhësisë, përkthimit, interpretimit, komunikimit ndërkulturor dhe mësimdhënies së gjuhëve të huaja. Përmes një qasjeje të integruar dhe multidisiplinare, programet e studimit ofrojnë studentëve njohuri të thelluara teorike dhe praktike në këto fusha, duke i pajisur ata me aftësi konkurruese për tregun e punës, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

Që nga themelimi i tij, Departamenti i Gjuhëve të Huaja ka njohur një rritje të qëndrueshme në cilësinë e mësimdhënies, duke ndjekur standardet më të larta akademike dhe metodologjike. Angazhimi në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe partneritetet me institucione të tjera akademike brenda dhe jashtë vendit, kanë zgjeruar mundësitë për zhvillimin e studentëve dhe stafit akademik. Departamenti ofron gjithashtu mundësi për praktika profesionale dhe programe të mobilitetit ndërkombëtar, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të fitojnë përvoja ndërkulturore.

Programet e Studimit

Gjuhë Gjermane dhe Angleze

Bachelor

Gjuhë Angleze

Bachelor

Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Angleze

Master i Shkencave

Mësuesi, Gjuhë e Huaj, Gjuhë Gjermane

Master I Shkencave

Stafi:

Pergjegjes DerpartamentiProf. As. Dr. Anita Muho

Prof. As. Dr. Anita Muho është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Angleze në vitin 1998. Në nëntor 2015 merr gradën Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, në fushën e Pedagogjisë, me temë, “Efektet e mënyrave të ndryshme të vlerësimit në motivimin e nxënësve gjatë përvetësimit të gjuhës së huaj.” Në maj 2023 merr titullin Profesor i Asociuar në Pedagogji nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Pjesëmarrje aktive në Konferenca Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, botime artikujsh shkencorë në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Që prej Tetorit të vitit 2009 dhe në vazhdim është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, ku mbulon fushën e Pedagogjisë me kurset; “Pedagogji”; “Metoda të kërkimit shkencor në Edukim” dhe “Përvetësimi i Gjuhës së dytë”. Mban postin e Drejtuesit të Departamentit të Gjuhëve të Huaja prej 19 Korrik 2018. Prof.As. Dr Anita Muho është anëtare e bordeve editoriale të revistave shkencore ndërkombëtare “Journal of Contemporary Educational Research and Innovations (JCERI) ISSN 2249–9636” dhe “Journal of Leadership and Policy in schools. Routledge, USA”.

Email: anitamuho@uamd.edu.al

LektorDr. Anita Neziri

Dr. Anita Neziri ka kryer studimet universitare në 2004- 2008 pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në degë gjuhë angleze. Studimet Master Shkencor i ka përfunduar pranë Universitet të Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në profilin letërsi, specifikisht letërsi amerikane, nisur ne vitin 2009  dhe përfunduar  ne  vitin 2011.

Në vitin 2017 merr gradën Doktor i Shkencave në fushën e letërsisë amerikane; disertacioni i mbrojtur me titullin “ Humori i zi në prozën  e Xhozef Hellerit”

Aktualisht mban pozicionin e Lektorit pranë Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës që nga viti 2009. Fusha e kërkimit përkon mbi fushën e letërsisë.

Email : anitaneziri@yahoo.com

 

LektorDr. Alketa Dumani

Dr. Alketa DUMANI është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega Gjuhë Angleze në vitin 1999 dhe në Fakultetin e Drejtësisë, UT në vitin 2004. Në periudhën 2009-2012, ka kryer studimet Master i Nivelit të Dytë në “Marrëdhënie Ndërkombëtare“, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, duke mbrojtur temën “Radikalizimi politik transnacional si sfidë e zhvillimeve globale”.Në nëntor 2017 merr gradën Doktor i Shkencave në Universitetin New York, Tiranë, Fakulteti i Shkencave Humane, në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me temë, “Marrëdhëniet trans-Atlantike pas Luftës së Ftohtë: E shkuara, e tashmja, e ardhmja.” Pjesëmarrje aktive në Konferenca Shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, botime artikujsh shkencorë në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Që prej Nëntorit të vitit 2012 dhe në vazhdim është lektore me kohë të plotë  në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, ku mbulon fushën e Historisë dhe Civilizimit me kurset; “Histori Civilizim Amerikan”, “Histori Civilizimi Britanik”, “Mësimdhënie nëpërmjet Kontekstit Historik” dhe “Gjuhë Angleze”.

Email: alketadumani@yahoo.com 

LektorDr. Anisa Trifoni

Dr. Anisa Trifoni është lektore në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Gjuhë Angleze / profili ‘Mësuesi’), nga Universiteti i Tiranës, Master Shkencor  në Gjuhësi, (me profilin Didaktikë) dhe Doktoratë në Pedagogji nga Universiteti i Tiranës.

Dr. Anisa Trifoni është autore dhe bashkë-autore në më shumë se 30 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Email anisatrifoni@yahoo.it

 

LektorDr. Denaida Trungu

Dr. Denaida Trungu është lektore është lektore kohë të plotë pranë Departamentin e Gjuhëve të  Huaja, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo është diplomuar nga Universiteti  “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Diplomë 4 vjeçare, në Mësuesi në  Gjuhë Gjermane; nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale – Master në Pedagogji  dhe – Doktoratë në Pedagogji.

Dr. Denaida Trungu është pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe autore  e bashkë – autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare

Kontakt: denaida.trungu@gmail.com

LektorProf. As. Dr. Emilda Roseni

Prof. As. Dr. Emilda Roseni e diplomuar në Universitetin Aleksandër Xhuvani, Elbasan, në Fakultetin e  Shkencave Humane, dega Gjuhë Angleze, në vitin 2007 dhe studimet Master i Shkencave në Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës  (2012). Në korrik 2016 merr gradën Doktor i Shkencave në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i  Shkencave Sociale, në fushën e Pedagogjisë, me temë, “Komponenti i vlerësimit në kurrikulën e  gjuhëve të huaja.” Në korrik 2023 merr titullin Profesor i Asociuar në Pedagogji nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.  Prof. As. Dr. Emilda Roseni është është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” , mbulon lëndë në fushën e Pedagogjisë me kurset: “Metodologji e mësimdhënies”; “Menaxhim klase”  dhe “Teknologjia në mësimdhënie”.

Email: m_roseni@yahoo.com

LektorDr. Ermira Kthupi

Dr. Ermira Kthupi është lektore me kohë të plotë pranë Departamentin e Gjuhëve të Huaja,  Fakulteti i Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Zotëron një diplomë Master në Gjuhën Gjermane nga Universiteti i Tiranës dhe është Doktor i Shkencave në fushën e gjuhësisë po nga Universiteti i Tiranës. Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në Universitetin e  Tiranës. Ermira Kthupi është autore e disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca  rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e përvetësimit të gjuhëve të huaja.

E-mail: mirakthupi@yahoo.com

 

LektorMsc. Elira Xhakollari

Msc. Elira Xhakollari, lektore në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit,  Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ajo zotëron diplomën Master Shkencor si “Përkthyes dhe Interpretues i Gjuhës Gjermane” nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës dhe vijon studimet e doktoraturës në Universitetin “Aldo Moro”, Bari, Fakulteti i Gjuhëve dhe  Letërsive të Huaja (Përkthim nga Gjuha Gjermane, Albanologji).  Ajo është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” që prej 2018 e në vazhdim. Pozicioni i saj  i mëparshëm ka qenë lektore e gjuhës gjermane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të  Elbasanit si dhe në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.  Doktorandja Xhakollari është autore dhe bashkëautore e disa publikimeve dhe kumtesave  shkencore.

Email: eliraxhakollari@uamd.edu.al

 

LektorProf. As. Dr. Ervin Balla

Prof. As. Dr. Ervin Balla, lektor në universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ka mbaruar studimet universitare në universitetin e Tiranës në vitin 2000, dhe studimet Master për pedagogji dhe mësimdhënie në gjuhën angleze në vitin 2013. Ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave  në Universitetin e Tiranës të gjuhëve të huaja në vitin 2015, me punimin me titull “Mësimdhënie e gjuhës angleze tek studentët shqiptarë”. Aktualisht është lektor me kohë të plotë në universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe mbulon lëndët “Bazat e Gjuhës Angleze”, “Metodologji e Mësimdhënies së Gjuhës Angleze” dhe “Anglishte Biznesi”

Email” ervinballa@yahoo.com

LektorDr. Ekaterina Strati

Dr. Ekaterina Strati (Gjergo), përfundoi studimet universitare me rezultate të shkëlqyera më 13.07.2007, në degën “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Me të përfunduar studimet universitare, në nëntor 2007 filloi punë si Lektore me kohë të plotë pranë Universitetit “A.Moisiu” Durrës, Fakulteti i Edukimit, Departamenti i Gjuhëve të Huaja. Njëkohësisht ajo u angazhua si Lektore më kohë të pjesëshme pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në aspektin profesional ajo u thellua në kualifikim përmes studimeve të avancuara në programin e studimit “Master” (Korrik 2011) pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, UT, dhe më pas morri edhe gradën Doktor Shkencash pranë të njëjtit departament. Është autore e disa punimeve shkencore në fushën e gjuhësisë dhe mësimdhënies, si edhe pjesëmarrëse në referime konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare në të njëjtën fushë. Gjithashtu, pjesëmarrëse në një nga konventat më të spikatura të organizuara në nivel botëror në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze, TESOL International Convention & English Language Expo Dallas, Texas, SHBA, 20-23 Mars 2013, ku referoi në bashkautorësi me emra të njohur në fushën e studimeve të gjuhës angleze. Gjithashtu, referuese në një nga konferencat më prestigjioze organizuar në Universitetin e Nevadës, Las Vegas, “International Journal of Arts and Sciences’ conference, 18-22 Mars 2013. Në të njëjtin vit, u certifikua nga Ministria e Drejtësisë me titullin Përkthyese Ligjore. Kam marrë pjesë në disa projekte dhe mobilitete të financuara nga BE. Aktualisht jam pjese e grupe e te punës dhe koordinatore për te rinjtë ne fushën e kërkimit Shkencore për Cost Action 21114.

Aktualisht vazhdon të jetë pjesë e stafit akademik me kohë të plotë pranë “A.Moisiu” Durrës, si edhe pjesë e stafit me kohë të pjesësh më pranë Universitetit të Tiranës.

Email: ekaterina_gjergo@yahoo.co.uk

LektorDr. Florinda Boriçi

Dr. Florinda Boriçi është lektore në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo ka një diplomë “Bachelor në Britanistikë dhe Amerikanistikë” nga Universiteti i Tiranës, si dhe një diplomë “Master Shkencor  në Letërsi Amerikane” nga Universiteti i Tiranës. Në vitin 2018 ajo ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Letërsi Amerikane nga Unversiteti i Tiranës. Karrierën akademike e ka nisur duke punuar si lektore me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës dhe më pas edhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ku aktualisht punon si lektore me kohë te plotë dhe jep lëndët Letërsi pëmes gjinive letrare dhe Civilizim dhe letërsi Anglo-amerikane.

Florinda Boriçi ka marrë pjes në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Si dhe ka botuar disa artikuj shkencorë. Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “Emancipation: A Constant theme in Kate Chopin’s Short Stories” (2014), “Kate Chopin: An Author Ahead of Her Time” (2015), “Pohimi i Çiltër i Seksualitetit Femëror në Veprën e Kejt Shopenit” (2016).   

Email: florindaborici@uamd.edu.al

LektorProf. As. Dr. Gentjana Taraj

Prof. As. Dr. Gentjana Taraj ka lindur në Shqipëri më 10 janar 1975. Ajo ka marrë diplomën bachelor si Përkthyes dhe Mësues i Gjuhës Angleze në Universitetin e Vlorës në vitin 2003, si dhe titujt akademik MA dhe Ph.D. në Gjuhësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011. Gjithashtu, ajo ka përfunduar me sukses masterin shkencor (MSc) në Gjuhësi Klinike pranë Universitetit të Potsdamit, Gjermani, në vitin 2012. Që nga viti 2015 ajo i është bashkuar Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës si pedagoge me kohë të plotë. Interesat e saj kërkimore shtrihen kryesisht në fushat e gjuhësisë së aplikuar si mësimdhënia e gjuhës së dytë, studimet e përkthimit dhe qasjet psikologjike në arsim. Deri më tani, ajo ka botuar shumë punime shkencore në konferenca dhe revista të ndryshme ndërkombëtare si dhe është autore e një monografie për vlerësimin e cilësisë së përkthimit si dhe një cikli leksionesh mbi stilistikën e Gjuhës Angleze.

Email: gentaraj.uv@gmail.com

LektorDr. Piro Tanku

Dr. Piro Tanku është lektor kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i  Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Gjuhë Angleze, Përkthim-Interpretim), nga Universiteti i Tiranës (MA në Gjuësi-Përkthim) dhe Universiteti i Tiranës (Doktoratë në Gjuhësi-Përkthim).

Dr. Tanku është autor dhe bashkë-autor i më shumë se 12 publikimeve në revista shkencore dhe  konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.  EFL, Mësimdhënie dhe Përkthim, Lidershipi Arsimor, Komunikimi Dhe Kultura Në Biznes.

Email: pirotanku@uamd.edu.al

 

 

LektorMsc. Olivera Presi

Msc. Olivera Presi is a full-time assistant lecturer in the Department of Foreign Languages, at “Aleksandër Moisiu” University, Durrës. She holds a Bachelor degree in “British and American Studies” from the University of Tirana, as well as a “Master of Science” degree in “Management and Supervision of Educational Institutions” from “Aleksandër Moisiu” University in Durres. She started her academic career working as a part-time assistant lecturer at “Aleksandër Moisiu”. University. Olivera Presi has participated in several national and international conferences. She has also published several scientific articles and has participated in international and national scientific conferences.

Email: oliverapresi@gmail.com

 

LektorDr. Marsela Turku

Dr. Marsela Turku u lind më 15 mars 1982. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës.  Më 2004 mbaron studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze. Më 2009 përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në profilin Letërsi Anglo-amerikane. Më 2014 merr gradën shkencore Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në fushën e studimeve letërsi botërore. Më 2004 punon si lektore në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.  Nga 2008 e në vazhdim është lektore e parë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Gjatë kësaj kohe ka kryer studime, hulumtime dhe botime kryesisht në fushën e letërsisë amerikane, britanike, didaktike etj. Ka marre pjesë në shumë konferenca shkencore  kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe ajo ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh studimor të botuara në revista të ndryshme shkencore  ndërkombëtare dhe dy monografi si autore e vetme.

Email: mend_t.3030@yahoo.com

LektorMsc. Megi Tirana

Msc. Megi Tirana graduated, in 2010, as an English Language Professor at “Aleksander Moisiu” University of Durres, Faculty of Education and in 2014 completed her Master of Science postgraduate studies in English/Albania Language and Literature. In 2010, she started planning and researching scientific projects in tutoring, mentoring, and coaching which directed her to discover the coaching profession. Numerous trainings count for 13 years of experience with trainings like Mindvalley University’s “Lifebook”, etc. She graduated from the Transformation Academy, located in Florida, the USA, as a Goal Setting to Success Life Coach in 2021 and has helped individuals and teams create their blueprint in personal life and business. Besides her coaching career, she continues with her previous contribution as a medical, legal, and general translator and interpreter at Effectiff since 2021; Vice President of Be In Albania Company since 2020; Translator and Interpreter at Be In Balkans since 2014; the CEO of the Training and Education Center since 2010;  Full-time English Coach and Lecturer at “Aleksander Moisiu” University since 2022. She believes that everything she does adds up to one another to create the best professional multi-skills.

Email: tiranameg@live.com

LektorProf. as. dr Klodiana Leka

Prof. as. dr Klodiana Leka, lektore shumë e vlerësuar, me një formim të gjerë akademik, ka një përvojë prej më se 17 vjetësh në mësimdhënien e gjuhës angleze dhe të pedagogjisë.  Pasi ka shërbyer më parë si drejtuese e Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe zëvendësdekane në Fakultetin e Edukimit, Prof. as. dr. Leka mban që prej vitit 2022 detyrën e Dekanit në Fakultetin e Edukimit. Përveç roleve të saj administrativë, ajo ka bashkautorësi në librin e titulluar “Përvetësimi i gjuhës së dytë”, si dhe ka dhënë ndihmesën e saj me botime në revista e konferenca të shumta e me reputacion, vlerësuar nga kolegët në nivele rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Përkushtimi i jashtëzakonshëm i prof. as. dr. Lekës në fushën e edukimit dhe aftësitë e saj të posaçme si drejtuese, kanë bërë që ajo të gëzojë respekt në komunitetin akademik. Ekspertiza e saj e thellë dhe pasioni për arritje e përparim në e fushën e didaktikës së gjuhëve të huaja e bëjnë atë një figurë frymëzuese në fushën e pedagogjisë.

Email: klodianaleka@uamd.edu.al

LektorDoc. Raim Beluli

Doc. Raim Beluli është lektor kohë të plotë pranë Departamentin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë nga Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan (Bachelor në Gjermanistik), nga Universiteti CEU, Budapest, Hungari (MA në Histori Moderne) dhe Universiteti Leipzig, Gjermani (Doktorature ne proces, albanologji). Më  parë ai ka mbajtur pozicionin e Lektorit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Doc. Beluli është autor i një monografie (Ludwig von Thallóczy, Të ndodhunat e Shqypnis prej nji Gege që don vendin e vet. Transkriptoi, dokumentoi e komentoi: Raim Beluli. Botime  Françeskane, Shkodër, 2008) dhe më shumë se 8 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca  rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Email: raimbeluli@uamd.edu.al

 

LektorProf. Asoc. Dr Rregjina Gokaj

Prof. Asoc. Dr Rregjina Gokaj është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Profesor i Asociuar, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “A. Moisiu” Durrës, Shqipëri. 06/2014 – 06/2016. Zëvendës  Rektore, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Shqipëri. 06/2014 – 06/2016. Koordinatore  Institucionale për Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës,  Shqipëri. 04/2012 – 20/12/2013. Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i  Edukimit, UAMD. 10/2008. Drejtuese e Ekipit për Zhvillimin Akademik dhe Karrierën në WBAA  (Shoqata e Alumni të Ballkanit Perëndimor – Western Balkan Alumni Association), i mbështetur  nga Bashkimi Evropian (https://www.western-balkans-alumni.eu/)

01.02.2016 – 01.05.2016. Lektore Free Mover, Szombathely, Universiteti i Hungarisë Perëndimore,  Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit (http://www.uniwest.hu/index.php/458/?&L=4).

Qershor 2016 → (vazhdon deri në Qershor 2017)

Email: rregjinagokaj@gmail.com

 

LektorMsc. Sonila Osmani

Msc. Sonila Osmani është asistente lektore në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.  Ajo u diplomua në vitin 2007 në Fakultetin e gjuhëve të huaja- Tiranë , në degën gjuhë angleze ku mori titullin “Mësues i gjuhës angleze për shkollën e mesme”. Ndjek studimet në Ciklin e tretë të Studimeve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë. Tituj të tjerë:  Kualifikime  të arritura gjatë vitit 2016 janë: MASTER TESOL, Cambridge English Teacher for FCE, CAE dhe IELTS. Në vitin 2020 i jepet titulli Përkthyese Zyrtare , autorizuar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

Ajo është autore e publikimeve të ndryshme në konferenca ndërkombëtare, si:   5th International conference on foreign language education and culture “Difficulties at different age groups and the impact of technology in English acquisition”  Universiteti “Aleksander Moisiu”, Fakulteti I Edukimit.  5th International conference on foreign language education and culture  “The importance and role of the social worker in educational institutions “Universiteti “Aleksander Moisiu” , Fakulteti i Edukimit. International Conference: Challenges of Education in the Global World : Knowledges,  Policies, Practices  ;  “Teaching Management”, Universiteti “Aleksander Moisiu”, Fakulteti i     Edukimit.

Email: sonilaosmani@gmail.com

 

LektorProf. As. Dr. Suzana Gjata (Samarxhiu)

Prof.As.Dr. Suzana Gjata (Samarxhiu) është pedagoge në Departamentin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga  Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (Bachelor në Studime Britanike dhe Amerikane), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (MA në Didaktikë dhe Metodologji) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (PhD në Shkencat e Gjuhësisë).

Prof.As.Dr. Gjata (Samarxhiu) është autore dhe bashkë autore e disa botimeve në revista shkencore dhe ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe autore e monografisë “Fjalitë këpujore në anglisht dhe shqip”

Email” smrxh@yahoo.com

This will close in 0 seconds

sqAlbanian