Master Profesional “Mësues i Gjuhës Gjermane”

 

Përshkrimi i Programit Master Profesional “Mësues i Gjuhës Gjermane”

Programi i studimit Master Profesional “Mësues i Gjuhës Gjermane” është një program studimi i ciklit të dytë të studimeve dhe ofrohet në Fakultetin e Edukimit, nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja që nga viti akademik 2022-2023 e në vazhdim. Ky program studimi synon të përgatisë mësues të gjuhës gjermane, të aftë për të ushtruar profesionin e mësuesit dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Objektivat e programit

  1. Të ofrojë një formim të thelluar teorik dhe praktikë në lëndët mësimore për të cilat studenti përgatitet si mësues;
  2. Të formojë kompetenca për përmbushjen e roleve të ndryshme të mësuesit;
  3. Të zhvillojë aftësi të kërkimit shkencor në fushën e edukimit;
  4. Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional

Kompetencat

  • Kompetencë të thelluar për të dhënë mësim në kontekste të shumëllojshme, në cikle të ndryshme të arsimit parauniversitar. 
  • Kompetencë të thelluar në njohjen dhe zbatimin e teknikave të ndryshme të mësimdhënies që mundësojnë përfshirjen aktive të nxënësve dhe lehtësojnë përvetësimin e gjuhës së huaj.
  • Kompetencë të thelluar në përdorimin e teknologjive të mësimdhënies;
  • Aftësi të lartë në leximin dhe vlerësimin e literaturës metodike dhe kërkimet në këtë fushë.
  • Aftësi në përfshirje në punë kërkimore në fushën e mësimdhënies.
  • Aftësi në përshtatjen dhe krijimin e teknikave të reja në fushën e mësimdhënies.
  • Aftësi në nxitjen e vlerave shoqërore/kulturore, si dhe në zhvillimin dhe edukimin ndërkulturor të nxënësve.

 

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulën mësimore të programit të studimit Master Profesional në “Mësues i Gjuhës Gjermane“. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika profesionale e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së gjermane, zbatimin praktik të metodave të mësimdhënies, të përvetësuara. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.

 

Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në:

 

  1. Pas përfundimit të studimeve, në programin e studimit Master Profesional “Mësues i Gjuhës Gjermane” studentët mund të punësohen në të gjithë institucionet arsimore, të sistemit parauniversitar (publike dhe private).
  2. Institucione të specializuara në fushën e arsimit ose institucione të lidhura me edukimin.
  3. Organizata qeveritare dhe joqeveritare që veprojnë në nivel lokal, rajonal ose kombëtar dhe që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre çështje të arsimit.
  4. Institucione arsimore private si qendra të gjuhëve të huaja.

 

Mundësitë për studime të mëtejshme:

Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave.

Njohuritë e marra janë të formimit specifik në fushën e mësimdhënies së gjuhës
gjermane.