Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit

Departamenti i Fincancë-Kontabilitet

Departamenti i Financë-Kontabilitetit është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Biznesit. Departamenti është rritur në mënyrë të vazhdueshme, si për nga programet e studimit që ofron në të tre ciklet e studimit, ashtu dhe për kapacitetin e pranimit të studentëve, duke u renditur si departamenti me numrin më të madh të studentëve në Fakultetin e Biznesit.

Departamenti i Financë-Kontabilitetit, me një staf relativisht të ri në moshë, por të pasur në eksperienca brenda dhe jashtë vendit, është i përbërë nga një Profesor i Asociuar; dhjetë Doktorë Shkencash; një Doktor në proces dhe katër anëtarë që mbajnë titullin Master Shkencor. Departamenti është i angazhuar për përgatitjen e studentëve dhe ecurinë e tyre në karrierë, nxitjen e dëshirës së  të mësuarit,  si dhe orientimin drejt një mjedisi të ardhshëm për t’u punësuar. Si pjesë të stafit janë angazhuar dhe ish-studentë të këtij fakulteti, të cilët janë diplomuar me rezultate të larta në të dy ose tre ciklet e studimit.  Departamenti përpiqet për të prodhuar studentë të diplomuar të cilët do jenë teknikisht kompetentë, të mendojnë në mënyrë të pavarur, të vlerësojnë në mënyrë kritike situata, të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, etike, të kontribuojnë pozitivisht dhe të jenë bashkëpunues për punëdhënësit dhe komunitetin.

Departamenti ofron dy programe studimi në ciklin e studimeve Bachelor,  4 programe studimi në ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor dhe Profesional dhe një program studimi në ciklin e tretë të studimeve, Doktoraturë. Departamenti ka realizuar me sukses diplomimin e një numri të madh studentësh në të gjitha ciklet e studimeve që ofron.

Për realizimin e procesit mësimor stafi i departamentit përdor literatura të depozituara në biblotekën e fakultetit si dhe materiale të gjetura elektronikisht. Departamenti ofron: 1) kurrikula të integruara mirë; 2) cilësi në mësimdhënie; 3)angazhim të studentëve brenda/jashtë auditorit; 4) cilësi të studentëve në hyrje.

Tashmë është bërë traditë që departamenti të organizojë leksione të hapura me personalitete të ndryshme nga fusha ekonomisë, përfaqësues të institucioneve të caktuara shtetërore, por jo vetëm, profesionistë në punën e tyre që vijnë të përcjellin dijet dhe eksperiencën e përftuar gjatë viteve tek studentet tanë. Leksionet zhvillohen me pjesëmarrje të gjerë nga studentë, si edhe staf akademik.

Programet e Studimit

Financë-Kontabilitet

Bachelor

Bankë-Financë

Bachelor

Bankë-Financë

Master Shkencor

Financë-Kontabilitet

Master Shkencor

Bankë Financë

Master Profesional

industria e sigurimeve dhe drejtimi i rrezikut

Master i Shkencave

Stafi:

Përgjegjës DepartamentiDr.Rovena Troplini

Dr. Rovena Troplini Vangjel është Drejtuese e Departamentit të Kontabilitetit të Financës (UAMD) nga shtatori 2020. Është pedagoge në UAMD, që nga viti 2009. Ajo mban titullin Doktore Shkencash që nga viti 2016 në profilin Shkenca Ekonomike pranë UAMD. Fusha e saj e studimit është yjvillimi financiar dhe rritja ekonomike. Gjatë kësaj kohe ajo ka mbajtur pozicione të ndryshme administrative si Përgjegjëse e Grupit të lëndëve të Financës dhe Kordintore e programit të studimit Bsc Bankë Financë për të paktën dy vite.

Ajo ka ligjëruar disa lëndë në programet e studimit Bachelor dhe Master në lëndët “Tregje dhe Insitucione Financiare” dhe “Menaxhim Risku”. Dr. Vangjel është lektore me kohë të pjesshme edhe pranë UBT. Ajo është bashkëautore dhe redaktore shkencore në libra, recensuese në revista të indeksuara dhe autor i mbi dhjetëra publikimeve në revista të vlerësuara në konferenca ndërkombëtare. Gjithashtu, ajo ka mbajtur pozicione si Drejtuese Projekti dhe eksperte në projekte të ndryshme. Është Anëtare e Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Shkencor të ISBF 11-13 të UAMD, e Messenger-it të ASUE, Anëtare e konferencës ITEMA dhe anëtare e COST.

LektorProf.Dr.Shkëlqim Fortuzi

Shkëlqim Fortuzi që nga viti 2013 është Profesor Doktor pranë Departamentit Financë Kontabilitetit dhe që prej vitit 2020 është Dekan i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Kërkimet e tij janë në fushën e Kontabilitetit të Kostos, Kontabilitetit Menaxherial dhe Fiskalitetit.

Kërkimet specifike, fokusohen në analizen e kostos së produkteve te përfunduara, gjysëm produkteve në të gjitha fazat, bazuar ne sistemin tradicional dhe sistemin ABC.

Po kështu kërkimet fokusohen edhe në llogaritjen e pikës kritike, analizën kosto-vëllim-fitim, për çdo mall ose produkt bazuar ne aktivitete specifike.

Një element i rëndësishëm i kërkimit është edhe sistemi i planifikimit, sipas skemës plan-zbatim-kontroll-veprim.

Ai është autor i një Monografie në Gjermani, autor i dy librave (Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit, Fiskalitet) dhe më shumë se 35 artikujve dhe publikimeve të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilat 14 janë me faktorë impakti.

Ka marë pjesë në mësimdhënie jashtë Shqipërisë si Kosovë, Maqedoni dhe si lektor i ftuar  në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Lublinit Poloni. Artikujt dhe konferencat e publikuara i përkasin, problematikave në fushën e politikave fiskale, informalitetit, performancës tatimore ne Shqiperi, problemeve në sektorin bankar, fushën e financave publike dhe personale etj.

  • Ai ka marë titullin “Doktor” në vitin 2008 pranë Universitetit Bujqësor Tiranë.
  • Ai është diplomuar në Universitetin Bujqësor Tiranë, në Fakultetin e Ekonomisë Agrare Dega Financë në vitin 1990.
  • Nga viti 2009 deri në Tetor të vitit 2013, ka punuar në detyrën e Drejtorit Rajonal Tatimor Durrës.
  • Nga shtatori i vitit 2012 deri në Shtator 2016, ka qenë Anëtar i Bordit Mbikqyrës të Ekspertevë Kontabël.
  • Në vitin 2001 ka marë titullin “Kontabël i Miratuar”.
  • Në vitin 2008 ka marë titullin”Ekspert Kontabël i Autorizuar”.
  • Nga viti 1990 deri në vitin 2009, ka punuar si Drejor finance dhe Administrator në Njësi ekonomike private.

LektorProf.Asoc.Dr.Shqipe Xhaferri

Shqipe Xhaferri është lektore që prej vitit 2008 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i  saj është në Kontabilitet. Ajo ka fituar titullin akademik Prof. Asoc. Dr. që nga viti 2022.

Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës me Diplomë të Integruar e nivelit të dytë – Ekonomist Agrar, [1993]; Master shkencor për “Drejtimi i Ndërmarrjeve dhe Agrobiznesit” në Univeristetin Bujqësor të Tiranës, [2006] dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Durrësit [2015].

Shqipe Xhaferri është autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare,  të fokusuara kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave.

LektorDr.Jonida LamÇja Methasani

Jonida Lamҫja Methasani është lektore që prej vitit 2012 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i  saj është në Bankë-Financë. Ajo ka nisur studimet doktoratë që nga viti 2021 pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD. Është fokusuar në mësimdhënie në lëndët “Shoqëri Sigurimi”, “Baza Finance” dhe “Drejtim Financiar”.

Ajo është diplomuar në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ me Diplomë të integruar e nivelit të dytë – Financë-Kontabilitet, [2010]; Master shkencor në Bankë-Financë në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, [2013].

Jonida Lamҫja Methasani është autore dhe bashkë-autore e publikimeve të artikujve dhe konferencave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Publikimet e saj përfshijnë problematika në fushën e financave, sigurimeve dhe të sektorit bankar.

LektorProf.Asoc.Dr.Bitila Shosha

Prof.Asoc.Dr. Bitila SHOSHA  është  pedagoge pranë  Departamentit  Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit  në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,  Durrës që nga viti 2009 e në vazhdim. Ajo mban titullin Prof.asoc.Dr. që nga Qershor 2023. Në dhjetor të 2014 fitoi gradën Doktor në Shkencat Ekonomike në fushën e studimit Bankë-Financë në këtë universitet. Zj. SHOSHA zotëron në formimin e saj një diplomë Bachelor në Kontabilitet-Financë dhe një Master Shkencor në Ekonomi nga “Universiteti Bujqësor i Tiranës”.

Gjatë 2005-2009 ka mbajtur pozicionin e Kontabilistes së parë, “Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave Vendore”, Bashkia e Tiranës. Që nga viti 2018, ajo mban njëkohësisht me detyrën e lektorit edhe dy pozicione të rëndësishme në Departamentin e Financë-Kontabilitetit, si Koordinatore e Kërkimit Shkencor dhe Koordinatore e Programit të Studimit “Master Profesional/Bankë-Financë”. Zj. SHOSHA është një lektore e përkushtuar me mbi 10 vjet përvojë në lektrimin e  lëndëve Baza Kontabiliteti, Investime, Analizë dhe Vlerësim Biznesi, etj.

Prof.asoc.Dr. Bitila SHOSHA është bashkëautore e një cikli të plotë leksionesh “Investimeve”.  Ajo është autore dhe bashkëautore e një sërë botimesh në revista  dhe konferenca shkencore rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe pjesë eventeve apo publikimeve shkencore si pjesëtare në  komitete shkencore, anëtare në  borde editoriale, mentore në konferenca shkencore, etj.

LektorMSc.Selma Kaçaniku

MSc. Selma Kaçaniku që nga viti 2015 e në vijim është lektore në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo ka nisur studimet doktoratë që nga viti 2021 pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD. Njëkohësisht lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin Ekonomik Elbasan që prej vitit 2013. Mbulon specialitetet e fushës Kontabilitet, Financë dhe Bankë. Ajo është diplomuar në Univeristetin ”Aleksandër Moisiu”, zotëron një diplomë Bachelor (DNP në Bankë-Financë 2011),dhe dilpomë të ciklit të dytë të studimeve (DND Master Shkencor në ciklin Bankë-Financë 2013) .

MSc. Selma Kaçaniku është autore dhe bashkë-autore e më shumë se sa dhjetra publikimeve në revista shkencore me faktor impakti dhe me indeksim nga Scopus dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të fokusuara kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave.

LektorDr.Armela Anamali

Dr. Armela ANAMALI është lektore pranë Departamentit Financë-Kontabilitet, në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës, që prej vitit 2009. Ajo fitoi gradën Doktor në Shkencat Ekonomike në këtë universitet në Prill 2015. Ndërsa në formimin pararendës, Zj. Anamali ka një diplomë Bachelor në “Kontabilitet-Financë” dhe një Master Shkencor në “Menaxhimin Financiar” të zhvilluar në Universitetin e Tiranës.

Gjatë viteve të saj në UAMD, ajo ka kryer edhe funksione të tjera si anëtare e këshillit të etikës, anëtare e vlerësimit të brendshëm të programeve të ndryshme të studimit, vlerësimit të brendshëm të departamentit dhe fakultetit, anëtare e komisioneve në rekrutimin e stafit akademik, etj. Që nga viti 2018 ajo është kordinatore e programit të studimit Master i Shkencave në Financë-Kontabilitet. Lëndët e zhvilluara në auditor në vite janë Baza Kontabiliteti, Kontabilitet Financiar, Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, etj.

Zj. ANAMALI është bashkëautore  në librin e ushtrimeve “Parimet e Kontabilitetit” dhe  ciklin e leksioneve “Investime”; autore dhe bashkëautore në  disa botime, në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

LektorDr.Juliana Imeraj

Dr. Juliana Imeraj është lektore që prej vitit 2013 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i  saj është në Bankë – Financë.

Ajo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në Financë – Kontabilitet (2005); Master shkencor për Studime Ekonomike Europiane në Universitetin e Tiranës (2007) ; Mban titullin Doktore shkencash në Shkenca Ekonomike të fituar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (2016).

Është çertifikuar me titullin “Kontabiliste e Miratuar” në 2010.

Ajo ka një eksperiencë 9 vjeçare në sistemin bankar fokusuar në fushën e kredisë.

Është autore e ciklit te leksioneve “Drejtim Bankar” dhe bashkëautore e ciklit te leksioneve “Tregje dhe Institucionet Financiare”; autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

LektorDr.Ada Aliaj

Dr. Ada Aliaj që nga viti 2009 e në vijim është lektore në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Njëkohësisht përgjegjëse e Departamentit që prej vitit 2012 deri ne vitin 2020. Mbulon specialitetet e fushës Financë – Bankë.

Ajo është diplomuar në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë për Financë (2007). MSc për Kontabilitet dhe Audit në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë (2010). Mban titullin Doktore në Shkenca Ekonomike (2014).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshë e degës NBG Bank, Shkozet-Durrës (2007-2009). Dr. Ada Aliaj është autore dhe bashkë-autore e më shumë se sa dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. Ada Aliaj është Kryetare Bordi për UAMD që nga viti 2022.

LektorDr.Ikbale Tota

Ikbale Tota është lektore që prej vitit 2012 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i  saj është në Kontabilitet.

Ajo është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës me Diplomë të integruar e nivelit të dytë – Ekonomi dhe AGB, [2009]; Master shkencor për Menaxhim Financiar në Univeristetin Bujqësor të Tiranës, [2012] dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Kontabilitetit në Universitetin Bujqësor të Tiranës [2018].

Ajo është çertifikuar me titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik” [2010] dhe “Konsulente në fushën e Tatimeve dhe Doganave” [2012].

Ikbale Tota është autore dhe bashkë-autore e më shumë se dhjetra publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të fokusuara kryesisht në fushën e kontabilitetit dhe financave.

LektorDr.Hysen Hoda

Docent Dr. Hysen Hoda lektor ne departamentin e Finance-Kontabilitetit , që nga viti 2010 ka marr titullin “Docent” pranë Fakultetit Biznesit,  në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ka drejtuar qysh nga krijimi  departamentin e Finance-Kontabilitetit, duke hartuar curikulat e disa degeve bachelor dhe master shkencor dhe profesional,  te Departamentit Finance- Kontabilitetit si dhe ka punuar ne grupin e punes per hartimin e programit te doktoratures ne Fakultetin e Biznesit.

Kërkimet e tij janë në fushën e Kontabilitetit Financiar, Sistemit Informacionit Kontabel dhe standartave te kontabilitetit. Kërkimet specifike, fokusohen në analizen e standarteve kombetare dhe nderkombetare te kontabilitetit.

Ai është autor i një  libri  (Kontabiliteti, Ushtrime dhe Praktika ) si dhe bashkautore ne librin, (Parimet e Kontabilitetit )  dhe më shumë se 20 artikujve dhe publikimeve të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si ne Austri, Itali, Rumani, Maqedoni, Mali Zi, Hungari etj.

Ka marë pjesë si lektor i ftuar në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e  Letonise. Ai ka marë titullin “Doktor” në vitin 2015  ne fushen e sistemeve te informacionit kontabel, pranë UAMD. 

Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë geDega Sfere Qarkullimi ne vitin 1987.

Nga viti 2003 deri në Tetor të vitit 2008 , ka punuar në detyrën e Kancelarit te Universitetit te Tiranes. Nga nentori  i vitit 2008 e ne vazhdim lektor ne departamentin e Finance -Kontabilitetit prane FB ne UAMD Nga viti 1987  deri në vitin 2003, ka punuar si Drejtues finance dhe kontabiliteti ne ndermarje lokale dhe nacionale si ne tregeti, transport dhe energjetike.

LektorPh.D(c).Ejona Duçi

Ph.D(c). Ejona Duçi është lektore pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në departamentin e Financë-Kontabilitetit. Fusha e saj kërkimore është e përqëndruar në Kontabilitet. Ajo është në proces doktorature pranë Universiteti UNWE, Bullgari.

Ajo mbulon lëndë të ndryshme si Baza Kontabiliteti, Kontabiliteti, financimi dhe kontrolli i SME-ve dhe Baza finance.

Ajo është diplomuar me Medalje të Artë në të dyja ciklet e studimit Bachelor Financë-Bnakë(2010) dhe Master Shkencor në Administrim Biznes(2012).

Aktualisht po perfundon studimet doktorale me vlerësime maksimale, pranë departamentit të Kontabilitetit dhe Analizës pranë  “University of National and World Economy, Sofie, Bullgari.

Ajo është autore e një Monografie në Gjermani në vitin 2018 të titulluar “The impact of 2007-2010 financial crisis in Europe and in Albania” dhe bashkëautore e ciklit te leksioneve  “Bazat e Financës”.

Gjithashtu ajo është autore dhe bashkëautore në shume revista shkencore me faktor impakti dhe me indeksim nga Scopus si dhe pjesëmarrëse në konferenca të ndryshme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare ku ka marrë pjesë edhe ne rolin e moderatores në këto konferenca.

LektorPhd.Enida Istrefi

Phd. Enida Istrefi  është lektore në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës që nga viti 2015 e në vijim. Ajo ka marrë titullin akademik Doktor, gjatë vitit 2023, pranë Universiteti UNWE, Bullgari. Specialiteti i saj është në  fushën e  Financës dhe Bankës. Lëndët që mbulon janë: Baza Finance; Drejtim Financiar; Drejtim Financiar i Ndërmjetëm;  Sistemi Bankar dhe Financiar i BE-së. Ajo është diplomuar në Univeristetin ”Aleksandër Moisiu”, zotëron një diplomë Bachelor (DNP në Bankë-Financë 2012), dhe dilpomë të ciklit të dytë të studimeve (DND Master Shkencor në ciklin Bankë-Financë 2014). Që nga viti 2019 ndjek studimet e doktoraturës  pranë University of National and World Economy, Sofie, Bullgari.

Enida Istrefi është autore dhe bashkë-autore e më shumë se sa dhjetra publikimeve në revista shkencore me faktor impakti si  dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të fokusuara kryesisht në fushën e financës, tregjeve financiare, Investimeve te Huaja Direkte.

LektorDr.Jonada Mamo

Dr. Jonada Mamo është lektore që prej vitit 2013 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Fusha e studimit dhe specialiteti i  saj është në Fushën e  Kontabilitetit. Ajo mbulon lëndë të ndryshme si Baza Kontabiliteti, Kontabiliteti Financiar, Kontabilitet Bankar, Kontabiliteti Institucioneve Financiare.

Dr. Jonada Mamo është diplomuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në degën Administrim Biznes (2010), Master Shkencor në Financë-Bankë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (2012) dhe ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në Financë-Kontabilitet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (2018).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin Ekonomiste në një studio kontabël për një periudhë disa vjeçare.   Në zgjedhjet vendore të vitit 2015 zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak Durrës si dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë, Bashkia Durrës. Në vitin 2016 fiton titullin “Kontabilistë i Miratuar” çertifikuar nga IEKA. Më pas, në vitin 2018 diplomohet në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike.

Dr. Mamo është autore e librit “Kontabiliteti Institucioneve Financiare-Cikël Leksionesh” (2018). Gjithashtu, ajo është autore dhe bashkë-autore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Kontabilitetit dhe Manipulimeve Kontabël

LektorDr.Elfrida Taraku

Elfrida Taraku, lektore me kohë të plotë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në Fakultetin e Biznesit, që nga viti 2014, ndërsa ka qenë lektore me kohë të pjesshme në po këtë Universitet që prej vitit 2012, për lëndët: Bazat e financës, Auditimi dhe Kontrolli bankar. Ajo ka nisur studimet doktoratë që nga viti 2021 pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD. Fusha e studimit të saj është financa dhe kontabiliteti. Është diplomuar ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë në vitin 1986, diplomë e integruar e nivelit të dytë.

Më parë ka mbajtur detyren e shefes së financës, drejtoreshës ekonomike, anëtare e Këshillit drejtues në Ndërmarrjen e Figoriferit, Durrës deri në vitin 2000, më pas shefe finance në një Njësi ekonomike private dhe në vitin 2004 audituese, kryeaudituese, dhe drejtoreshë e komanduar në Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Tiranë, deri në vitin 2013. Është e çertifikuar  si audituese e jashtme nga: Netherlands Court of Audit për “Integrity audit methodology”, për “Performance audit methodology”, National Audit office, Londër  për :“Human Resources Theory and Practice” dhe “ Financial audit theory and practice”; Center of Exellence in Finance në Ljubljanë për:“Design and management of large taxpayers offices” dhe për “Introduction and Tax reform”; NIK of Poland mbi: “The seminar of performance auditing organized by the Polish Supreme audit office of Poland (NIK); SIGMA mbi “Auditimin parallel te fondeve te Bashkimit Europian”

Kërkimet e saj janë në fushën e Auditimit, të Standardeve të auditimit të brendshëm apo të jashtëm dhe të financës. Ajo është bashkëautore e librit “Bazat e financës”, ciklit të leksioneve “Auditimi”, ciklit të leksioneve “Auditimi i pasqyrave financiare”, gjithashtu është autore dhe bashkëautore e më shumë se dhjetëra publikimeve në revista shkencore dhe ka marrë pjesë në disa Konferenca Shkencore kombëtare dhe Ndërkombëtare.

LektorDr.Arjeta Hallunovi

Dr. Arjeta HALLUNOVI është lektore që prej vitit 2010 në Departamentin e Financë – Kontabilitetit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Fusha e studimit dhe specialiteti i  saj është në Bankë – Financë. Është fokusuar në mësimdhënie në lëndët “Bazat e Financës”, “Drejtimi Financiar” dhe “Menaxhimi i Riskut të Kredisë”. Gjithashtu është kordinatore e programit të studimit Master i Shkencave në Industria e Sigurimeve dhe Drejtimi i Rrezikut.

Ajo është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Financë – Kontabilitet (2008); Master Shkencor në Financë – Kontabilitet (2010), dhe mban titullin Doktore Shkencash në Shkenca Ekonomike (Profili: Financë-Bankë) të fituar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (2016).

Ajo ka qënë e angazhuar si lektore me kohë të pjesshme pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” gjatë periudhës 2008-2018, dhe në Universitetin “Epoka” gjatë periudhës 2018-2020.

Gjatë periudhës 2008-2010, ajo ka mbajtur pozicionin e analistes së kredisë në Emporiki Bank, dega Shkodër.

Znj. Hallunovi është autore e disa monografive të botuara jashtë vendit, bashkëautore e librit “Baza Finance” dhe “Tregjet dhe Institucionet Financiare”, si edhe autore e ciklit të leksioneve “Menaxhimi i Riskut të Kredisë”. Autore e shumë punime shkencore me Impakt Faktori dhe Thomson Reuters, si edhe pjesëmarrëse në Konferenca Shkencore në Itali, Mal i Zi, Hungari, UK, Gjermani, Singapor, Francë, Kanada, Poloni etj..

Ajo ka qënë pjesëmarrëse në shumë Mobilitete në Mësimdhënie përmes Erasmus+ si pjesë e shkëmbimeve me Universitetin. Gjithashu ka qënë pjesë e disa Shkollave Verore, trajnimeve dhe Forumeve në Itali, Kanada, Francë, Spanjë, Rumani, Serbi etj..

Gjithashtu, është pjesë e bordit editorial të disa revistave ndërkombëtare si The Educational Review-USA, Journal of Finance and Accounting-USA, Academic Journal of Accounting and Finance, Journal of Applied Mathematics and Computation-USA, ndërkohë bashkëpunëtore shkencore në Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, Mal i Zi, si edhe anëtare e UdECom Balkan.

Znj. Hallunovi ka qënë pjesë e Programme Committee, editore e Book of Abstracts dhe moderatore në Konferencën e Fakutetit të Biznesit, si dhe organizatore e disa aktiviteteve në fushën e Financës të mbajtura me ekspertë.

Dr. Hallunovi është anëtare e projektit HISTEK, Interreg IPA-CBC, me titull “Senior Technical Specialists in Key Learning Technologies (KETs)” ku Fakulteti i Biznesit është partner. 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian