MP.Bankë Financë

 

Përshkrimi i Programit MP Bankë Financë:

Programi  Master Profesional Bankë – Financë synon të përgatisë profesionistë të fushës së bankës dhe financës me standartet më të larta akademike bashkëkohore. Në një mjedis që ndryshon me ritme shumë të shpejta ky program synon ti përgjigjet kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve të vazhdueshme të ekonomisë. Ky program ka si mision angazhimin maksimal për mundësi punësimi për studentët përmes marrëveshjeve me aktorët e tregut që para diplomimit e më tej, si dhe të ofrojë asistencë e mbështetje për kualifikim të mëtejshëm të studentëve.

Studentët duhet të njihen me rolin që ka informacioni kontabël në jetën e një biznesi, me procedurat kontabël të nevojshme për ndërtimin e pasqyrave financiare si dhe me teknikat e ndryshme që përdoren nga amvisuesit/drejtuesit financiarë për të analizuar situatën financiare të një organizimi biznesi me qëllim rritjen e efektivitetit të punës së saj, si dhe aftësitë e nevojshme që një punonjës bankar duhet të zotërojë për të kryer punën e tij me seriozitetin dhe profesionalizmin e kërkuar. Ky program është projektuar për:

  • Nxitjen dhe zhvillimin e të menduarit kritik e analitik, dhe me njohuri të avancuara për ndërtimin e një karriere të suksesshme në një shumëllojshmëri institucionesh financiare.
  • Përgatitjen e studentëve që të bëhen qytetarë të mirë, udhëheqës të përgatitur në të ardhmen e të orientuar drejt zgjidhjeve të problematikave në çështjet lokale, rajonale dhe kombëtare.
  • Aplikimin e teorive themelore të bankave dhe financës për të analizuar, dizenjuar dhe për të operuar një model biznesi duke përdorur metodat dhe mjetet e duhura.
  • Më shumë komunikim, diskutim të lirë dhe të gjallë, kryer me respekt të ndërsjelltë për individët. Angazhimi social mbetet thelbësor për misionin tonë si universitet publik.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Misioni i këtij programi është edukimi i thelluar, nxitja e kërkimit të avancuar, përmirësimi i aftësive praktike në fushat e financës dhe kontabilitetit. Ky program është projektuar, që studentët:

  • Të aftësohen për punë kërkimore dhe zhvilluese në dobi të firmave, industrive, institucioneve publike dhe të instituteve kërkimore shkencore për gjetje dhe zhvillim përvojash si Brenda vendit, rajonit dhe në rang më global.
  • Të krijojnë shtesë vlerash për gjatë karrierës së tyre në përgjigje të oportuniteteve të ndryshme që mund të hasin.
  • Të përgatiten profesionistë në fushën e kontabilitetit, në mënyrë të tillë që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme analitike për të zgjidhur problemet që lidhen me fushën e kontabilitetit dhe finances.
  • Të ofrojë njohuritë e nevojshme në standadet e raportimit financiar, etikës së biznesit dhe përgjejgësisë së drejtuesve financiarë.
  • Të aftësohen për të përkthyer në vendime të duhura informacionin e përmbajtur në pasqyrat financiare sipas standarteve ndërkombëtare në përgjigje sa më efikase të rrethanave në marrëdhënie biznesi kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Të realizojnë teknika sa më të përparuara për identifikimin vlerësimin dhe kontrollin e rrezikut.
  • Si drejtime të tjera plotësuese në formimin profesional dhe shkencor të studentëve përfshijnë njohjen e strukturave të tregjeve financiare, të palëve që përfshihen në to, të instrumentave financiarë që tregtohen si edhe të ndikimit të transaksioneve të ndryshme që zhvillohen në këto tregje. Kjo përfshin edhe aplikimin e derivativave financiare si alternativa më të avancuara të amvisimit të rrezikut.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program krijon mundësi punësimi kudo që të rinjtë dëshirojnë të zhvillohen në hapin e radhës për profesionin e tyre.  MSc-FK ofron një edukim bashkëkohor për të gjithë ato që dëshirojnë të përparojnë në fushën e kontabilitetit dhe financës  dhe për ato që aspirojnë për një karrierë akademike.

Diplomimi në këtë program është një avantazh i madh konkurrues për këdo që kërkon të ketë një karrierë të sigurtë në profesion jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.

Kurrikula garanton aftësim të thelluar në profesion dhe ushtrimin e tij duke e gërshetuar më së miri me detyra dhe përgjegjësi të tjera në fushën e menaxhimit, marketingut, etj.

Falë diplomës në këtë program studentët kanë mundësi të ushtrojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në njësi e institucione të ndryshme si biznese, banka, institucione publike,insitucione të edukimit dhe trajnimit e të tjera dhe të ofrojnë kontributin e tyre përmes në fushën e kërkimit shkencor dhe në zhvillimin e vendit.