Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me UNIVERSITETIN MÄLARDALEN, SUEDI.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të marrë pjesë në Prezantimin e temave te diplomes te studenteve te UAMD qe do te zhvillohet ne datat 30 Maj dhe 31 Maj, 2024 në Universitetin Malardalen ne Suedi (https://www.mdu.se) . 

Mobiliteti do të kryhet ne  (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  2 (dy) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·   Ndjekje e eventit të prezantimit të Temës së Diplomës nga studentët e UAMD në Universitetin Malardalen, Suedi për periudhen 27 Maj – 31 Maj, 2024 

Fakultetet:

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Afati i aplikimit: 25 Shkurt 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Malardalen Suedi:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë event dhe 2 ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 180 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 360 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.