Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim ose mësimdhënie në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vilnius, Lituani.(University of Vlinius ).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik ose mësimdhënie në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 4 (katër) për staf akademik.
Periudha e zhvillimit të mobilitetit:
· Trajnim (Java Ndërkombëtare Qershor 2023);
· Mësimdhënie (Maj 2023); Fakulteti i Bezinsit & Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Afati i aplikimit: 13 Prill 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Vilnius Lituani:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënkelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.comose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.