Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Powislanski në Poloni.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Powislanski në Poloni:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze;
– Letër motivimi në gjuhën angleze
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 700 euro në muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën denisamerhadi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.