Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin West Timisoara në Rumani

Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin West Timisoara në Rumani

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit Erasmus+, si dhe programit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024 në Universitetin “West Timisoara”, Rumani. (https://admitere.uvt.ro/en/).

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  •        Bachelor;
  •        Master

Numri i kuotave, fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  •        1 (një) student 

-Fakulteti i Biznesit 

-Fakulteti i Shkencave Politike Juridike

-Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

-Fakulteti i Edukimit

Afati i aplikimit: 23 Tetor 2023.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e “West Timisoara” Rumani:

–     Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–     Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–     Kopje e pashaportës;

–     Letër motivimi në gjuhën angleze;

–     CV në gjuhën angleze;

Kriteret për aplikim:

–     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2;

–     Performancë të mirë akademike.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.