Universiteti “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me universitetet partnere të Aleancës STARS EU hap thirrjen për stafin akademik për pjesëmarrje në ‘Ciklin e Leksioneve STARS EU’.
Prej nëntorit të kaluar UAMD është tashmë pjesë e aleancës për njё universitet evropian STARS EU (Strategic Alliance for Regional Transitions) në të cilën marrin pjesë edhe 8 universitete të tjera evropiane si më poshtë.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Hanze, Hollandë;
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Bremen, Gjermani;
Universiteti West, Suedi;
Universiteti La Laguna, Spanjë;
Universiteti Politeknik i Braganca-s, Portugali;
Universiteti Silezian në Opava, Republikë Ceke;
Universiteti Franche-Comte, Francë;
Universiteti Teknologjik i Krakovit, Poloni;
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Qëllimi i kësaj aleance është të bëhemi njё universitet evropian model duke zbatuar një vizion afatgjatë pёr transformimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve partnere të arsimit të lartë dhe duke e thelluar kёtё bashkёpunim e duke e çuar në nivelin tjetër.
Me synimin për të rritur më tej bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet stafit akademik, kërkuesve e studentëve midis këtyre 9 universiteteve si dhe zhvillimin dhe integrimin e rajoneve të përfshira nё aleancё, hapet thirrja për dorëzimin e një propozimi për pjesëmarrje në Ciklin e Leksioneve STARS EU për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024 për stafin akademik.
Thirrja adreson fushat e TIGs (Thematic Interest Groups) në universitetet, pjesë e STARS EU të cilët, nё kuadrin e lёndёs qё lektrojnё, kanё mundёsinё tё shtrijnё mёsimdhёnien e 1-2 temave tё kursit ekzistues edhe tek komuniteti i stafit akademik e studentёve të universiteteve partnere tё aleancёs.
Fushat e Grupeve Tematike tё Interesit (TIGs) janё:
Artet dhe Industritё kreative (Arts and Creative Industries);
Transformimi Digjital (Digital Transformation);
Inovacioni dhe Sipёrmarrja (Entrepreneurship and Innovation);
Tranzicioni i Energjisё (Energy Transition);
Plakja e shёndetshme (Healthy Aging);
Ekonomia Qarkulluese (Circular Economy);
Hapёsirat e tё jetuarit (Living Spaces);
Formati i pjesёmarrjes ёshtё fizik, digjital, dhe hybrid.