Studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike takojnë Perfaqësuesin e UNICEF Tirana z. Murat Şahin.
Cikli i vizitave në institucione të rëndësisë së veçantë vazhdon me takimin e rradhës pranë agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Tiranë.
Një grup studentësh të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj patën mundësinë të priten në UNICEF Tirana nga përfaqësuesi i agjencisë, z. Murat Şahin
Gjatë pritjes të ngrohtë që ju bë studentëve u diskutua rëndësia e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara jo vetëm në Shqiperi por kudo në Botë, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe mundësitë e të rinjve për tu zhvilluar dhe punuar në Shqipëri.
Studentët drejtuan pyetje rreth projekteve aktuale dhe të ardhshme që UNICEF ka në vend gjithashtu mundësia për ta që të angazhohen në intershipe pranë UNICEF Tirana.
Takimi u mbyll si zakonisht me dëshirën dhe ftesën që z. Şahin të vizitojë UAMD në një leksion të hapur rreth Unicef.