Marrëveshje Bashkëpunimi në kuadër të programeve të përbashkëta studimi me Universitetin “Constantine the Philosopher University” në Nitra, Sllovaki

Në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit dhe Marrëveshjes se Bashkëpunimit me Universitetin “Constantine the Philosopher University” në Nitra, Sllovaki, Dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. As. Dr. Klodiana Leka dhe drejtuesja e Departamentit të Gjuhëve të huaja, Prof. As. Dr. Anita Muho gjatë vizitës në këtë universitet diskutuan dhe nënshkruan 3 marrëveshje për programe të dyfishta me Dekanin e Fakultetit të Arteve, Prof. Dr. Martin Hetényi dhe drejtuesen e Departamentit të Gjuhës Gjermane dhe Gjuhëve Romane, Prof. PaedDr. Eva Stranovská. Marrëveshje Bashkëpunimi në kuadër të programeve të përbashkëta studimi në :

1.     Program në ciklin e parë të studimeve, Bachelor në “ Gjuhë Gjermane dhe Angleze”.

2.     Program në ciklin e dytë të studimeve, Master në “Mësues i Gjuhës Gjermane”.

3.     Program në ciklin e tretë të studimeve, Doktoratë në “Didaktikë e Gjuhëve të Huaja”.

 

#UAMD #Constantineuniverisity #bashkëpunim #ndërkombëtarizim