Specialist Rrjetesh Kompjuterike

 

Përshkrimi i Programit:

Programi Specjalist Rrjetesh Kompjuterike është krijuar për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen në projektimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike. Ky program u ofron studentëve aftësi teknike për të ndërtuar dhe administruar infrastruktura rrjetesh në kompani të vogla dhe të mesme, duke siguruar funksionimin dhe sigurinë e sistemeve kompjuterike.

Specialistët e rrjeteve luajnë një rol kyç në komunikimin dhe lidhjen e sistemeve, duke garantuar efikasitet dhe performancë optimale në rrjetet e organizatave.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Specialist Rrjetesh Kompjuterike”

Mundësitë e punësimit

Pas përfundimit të programit, specialisti i rrjeteve është i aftë të menaxhojë, administrojë dhe mirëmbajë infrastrukturën e rrjeteve në kompani të vogla dhe të mesme. Ai mund të:

  • Analizojë nevojat e përdoruesve dhe të përcaktojë specifikimet e rrjetit, duke marrë parasysh rrjedhën e punës, aksesin, informacionin dhe kërkesat e sigurisë.
  • Projektojë dhe konfigurojë pajisje rrjeti, si routerë dhe switch-e, si dhe të implementojë protokolle të ndryshme të rrugëzimit.
  • Sigurojë stabilitetin dhe performancën e rrjetit përmes monitorimit të vazhdueshëm, analizimit të treguesve të performancës dhe zgjidhjes së problemeve teknike.
  • Instalojë, konfigurojë dhe testojë pajisjet e rrjetit, duke zbatuar standarde dhe procedura për funksionim të sigurt dhe efikas.
  • Implementojë masa të sigurisë, duke përfshirë konfigurimin e firewall-eve, kontrollin e aksesit dhe monitorimin e vazhdueshëm të rrjetit.
  • Kryejë mirëmbajtjen dhe dokumentimin e infrastrukturës së rrjetit, si dhe të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve.
  • Realizojë përmirësime dhe zgjerime të rrjetit përmes testimit dhe implementimit të teknologjive të reja në bashkëpunim me furnitorët dhe partnerët teknologjikë.
  • Ruajë konfidencialitetin e informacionit dhe të mbrojë asetet digjitale të organizatës në përputhje me politikat e sigurisë.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Çfarë mundësish punësimi ofron ky program?

Në kompani IT, administrata publike, ISP, banka dhe institucione që menaxhojnë rrjete kompjuterike.

Çfarë përmban programi praktik?

Konfigurim dhe administrim rrjetesh, laboratorë praktikë dhe praktikë profesionale në kompani.

Cilat janë objektivat kryesore?

Përgatitja e specialistëve për instalimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike.