Bazuar në Urdhërin e Ministes se Arsimit Sportit dhe Rinisë, me Nr. 134 datë 17.03.2022,
datë 17.03.2022, me Nr.1453/3 Prot, për riorganizimin e programit të studimit Doktoratë në
Shkenca Ekonomike dhe në shkresën e MASR, Nr.1453/4, datë 17.3.2022 si dhe 7743/3
Prot, datë 24.01,2023 ;Mbi listën e udhehëqesve ne programin e studimit te ciklit të tretë
Doktoratë në "Shkenca Ekonomike", për vitin akademik 2023-2024, Fakulteti i Biznesit
shpall aplikimet për studentë doktorature si më poshtë:
A. KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI PËR T’U PËRFSHIRË NË
PROGRAMIN E DOKTORATËS NË SHKENCA EKONOMIKE NË
FAKULTETIN E BIZNESIT
1. Aplikanti për programin e studimit të Doktoratës në Shkenca Ekonomike duhet të ketë
përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushën e ekonomisë apo
fusha të përafërta.
2. Të ketë rezultate të larta në secilin nga studimet e ciklit të parë dhe të dytë.
3. Në rastet kur aplikanti ka përfunduar studimet në një universitet të huaj, diploma duhet
të jetë e njehsuar nga MAS.
4. Aplikanti duhet të ketë njohuri të thelluara teorike në profilin përkates të Shkencave
Ekonomike.
5. Preferohen kandidatë të cilët shfaqin aftësitë;
a. Të menduarit krijues;
b. Zhvillimi i sensit kritik lidhur me fushën e kërkimit;
c. Lidhjet mes fushave të ndryshme të kërkimit;
d. Aftësi të zhvilluara për zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë punës kërkimore;
e. Kompetencë për të menaxhuar kompleksitetin e kërkimit dhe për të propozuar ide
të reja në fushën e kërkimit;
6. Kandidati duhet të njohë një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht,
frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura
ndërkombëtarisht në përputhje me udhëzimin përkatës të Ministrisë përgjegjës për
arsimin. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri, Ligji
80/2015, Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të
Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Neni 78, sipas pikës 3.
7. Kandidatët konkurojnë me propozim për projekt individual kërkimor shkencor.
Kandidatet duhet te kenëdomosdoshmerisht miratimin me shkrim te udhëheqesit bazuar
në projektet kërkimore shkencore të listuara në fund të dokumentit.
8. Kandidati dëshmon përkushtim dhe motivim të mjaftueshëm në realizimin e punës
kërkimore shkencore të Doktoratës në Shkenca Ekonomike të dëshmuar përmes planit
kërkimor që dorëzon në dosjen e aplikimit.
9. Kandidati rekomandohet për të realizuar programin e Doktoratës nga profesorë të cilët
njohin eksperiencën akademike dhe kërkimore shkencore të kandidatit.
10. Kandidati duhet të këtë punë hulumtuese kërkimore shkencore në një nga fushat e
Shkencave Ekonomike.
11. Kandidati të këtë të paktën dy vite eksperiencë pune në IAL apo në një institucion të
kërkimit bazë apo të aplikuar të cilët plotësojnë kriteret ligjore dhe ato të përcaktuara në
VKM 112 datë 23.02.2018.
B. KUSH MUND TË APLIKOJË NË PROGRAMIN E DOKTORATËS
Bazuar në rregulloren e programit të studimit prioritete të shpallura janë:
Personel akademik i punësuar në:
a) Fakultetin e Biznesit dhe Fakultete të tjera të UAMD-së.
b) Fakultetet e universiteteve të tjera publike dhe jopublike.
Punonjës të institucioneve dhe organizatave publike dhe jo publike, që përfshihen në
kërkimin bazë ose të zbatuar, aktiviteti i të cilave lidhet me fushat e kërkimit të
njësive bazë të Fakultetit të Biznesit sipas përcaktimeve të vendimit të komisionit të
Përhershëm për dhënin e gradës shkencore doktor.
C. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentacionin e mëposhtëm dhe pranohet në kushtet
kur nuk ka asnjë mungesë dokumentacioni:
Kërkesë e kandidatit drejtuar departamentit ku është atashuar udhëheqësi.
CV e kandidatit së bashku me publikimet e tij, të cilët duhet të jenë të dokumentuara.
Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave që ka në dorëzim, së bashku me
suplemenentin e notave.
Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës.
Dy fotografi
Dy rekomandime nga personel akademik me titull
Dëshmi të mbrojtjes së gjuhës së huaj (kopje e noterizuar) sipas përcaktimeve të ligjit
për arsimin e lartë.
Projekt propozim për studimet e doktoratës në përputhje me projektet e miratuara
Miratimi paraprak i udhëheqësit
Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve
të doktoratës.
Vërtetim nga qendra e punës që vërteton se kandidati është personel kërkimor në një
institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
Mandat pagese për tarifën e aplikimit për konkurim, prej ALL 3000.
D. PROCEDURA DHE AFATET E APLIKIMIT
1. Dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:
Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës, Lagja nr 1, Rruga e Currilave, Durrës.
Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi
2. Procedura e përzgjedhjes fillon menjëherë pas përfundimit te afatit të pritjes së
aplikimeve dhe zhvillohet në përputhje me rregulloren e programit të studimit.
3. Aplikantët për informacione më të hollësishme mund të drejtohen në Njësitë
Bazë/Departamentet përkatëse.
AFATI I PRANIMIT TË DOKUMENTACIONIT ËSHTË 25 JANAR 2024 DERI 24
SHKURT 2024.
*** Projektet kërkimore shkencore të miratuara për vitin akademik 2023-2024
Departamenti Marketingut:
1. Etika në marketing dhe ndikimi në perceptimin e produktit nga konsumatorët, me
Departamenti Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar.
1. Inovacioni, politikat industriale dhe tregjet e përziera, me drejtues shkencor Prof.
Asoc. Dr. Eda Bezhani
2. Problematikat në tregun e Sigurimeve, ristrukturimi i rreziqeve dhe vlerave të
siguruara, perspektivat e ardhshme se ku duhet të drejtohen siguruesit në vitet 2020 në
Shqipëri, me drejtues Shkencor Prof. Dr. Luljeta Gjoni
3. Kërkim mbi impaktin e teknologjisë në marketing në sjelljen e konsumatorit shqiptar,
me drejtues Shkeconr Prof. Dr. Kristaq Kume
Departamenti Financës:
1. Impakti ekonomik i sektorit të turizmit në ekonominë Shqiptare, rast studimi qarku
tiranë dhe durrës, me drejtues shkencor Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi
2. Principet e financimit dhe sistemet financiare në lidhje me sigurimet shoqërore, me
drejtues shkencor Prof. Asoc. Shqipe Xhaferri
Departamenti Menaxhimit:
1. Sipërmarrja si sjellje, sipërmarrja familjare & femërore dhe sipërmarrja e
universiteteve,me drejtues shkencor Prof. Dr. Ermira Qosja
2. Roli I trajnimeve dhe socializimit në zhvillim dhe përmirësimin e performancës
organizative në sektorin public dhe privat me drejtues shkencor Prof. Asoc. Dr. Sanije
Doda
3. Mbi platformën e implementimit të konceptit lesson learnd (nxjerrja e mësimeve) në
fushën e biznesit, me drejtues shkencor Prof.Asoc. Dr. Ulpian Hoti
Departamenti Shkencave Ekonomike
1. Forcimi i stabilitetit fiskal dhe financiar në kushtet e pasigurive të shtuara, me drejtues
shkencor Prof. Asoc. Dr. Ela Golemi
This will close in 0 seconds