Qeverisja studentore, UAMD pret UIMB

Një grup studentësh të Parlamentit Studentor të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të kryesuar nga presidentja Ariona Rushiti, vizituan Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Gjatë vizitës, studentët nga Mitrovica janë shoqëruar edhe nga zyrtari i lartë i Qendrës për Zhvillim në Karrierë, Alban Fazliu dhe sekretari i Fakultetit Juridik, Abdyl Beqiri.

Studentët janë pritur nga përfaqësuesit e Këshillit Studentor të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Në takimet e zhvilluara është biseduar për bashkëpunimin si dhe shkëmbimin e përvojave të mira ndërmjet studentëve të të dy universiteteve.