Pse të ndjekësh këtë program?
Dëshiron të jesh pjesë e vendimmarrjes që formëson të ardhmen e shoqërisë?
Dëshiron të kuptosh se si hartohen politikat që ndikojnë çdo aspekt të jetës publike nga arsimi, te shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik? Ky Master është për ty që synon të ndikosh me vizion, analiza dhe etikë në shërbim të interesit publik.
Emërtimi i programit: Master Profesional në Administrim Publik, me profil
Politika Publike
Kohëzgjatja: 1 (një) vit akademik
Kreditet: 60 kredite
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MP Politika Publike”
Objektivat dhe përmbajtja e shkurtër e programit:
1. Të zhvillojë tek studentët aftësi analitike dhe kritike, për të kuptuar, shqyrtuar dhe vlerësuar sfidat komplekse që lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikave publike.
2. Të pajisë studentët me njohuri praktike dhe teorike, mbi proceset e politikëbërjes dhe administrimin e shërbimeve publike në kontekstin vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar.
3. Të përgatisë profesionistë të aftë për të kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e politikave të duhura, efektive dhe të qëndrueshme, të mbështetura në evidencë dhe interes publik.
4. Të nxisë një kuptim të thelluar të ndikimit të vendimmarrjes politike, duke integruar faktorë ekonomikë, socialë dhe institucionalë në analizën e politikave publike.
Pikat kryesore të programit
Masteri Profesional në Politika Publike trajton domosdoshmërinë në rritje për politika publike të menduara mirë, të bazuara në evidencë dhe të ndjeshme ndaj ndryshimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore. Në një kohë kur sfidat si pabarazia sociale, menaxhimi i burimeve publike, dhe ndikimi i globalizimit kërkojnë përgjigje të strukturuara dhe të qëndrueshme, ky program synon të formojë profesionistë të aftë të ndërhyjnë me vizion dhe kompetencë në hartimin dhe zbatimin e politikave publike.
Programi vendos në qendër të vëmendjes procesin e politikëbërjes si një mekanizëm kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen efektive. Studentët mësojnë të analizojnë ndikimin e vendimeve politike në mirëqenien e qytetarëve dhe të zhvillojnë politika që përballojnë sfidat aktuale me profesionalizëm, etikë dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik.
Mundësitë e punësimit
Institucione publike vendore dhe qendrore, organizata ndërkombëtare dhe projekte kombëtare e ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe shoqëria civile, qëndra kërkimore dhe institucione akademike, sektor privat dhe këshillim politik.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…