Për të gjithë maturantët dhe ish-maturantët, ju bëjmë me dije se, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publike njoftimin për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, të cilat janë datat 🗓 12 – 13 Korrik 2023, nga ora 08:00-16:00.
Informacion mbi procedurat e plotësimit të Formularit 𝐀𝟏 dhe 𝐀𝟏𝐙: ✅ Formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor. ✅ Formulari A1Z plotësohet nga kandidatët që e kanë mbaruar shkollën e mesme përpara vitit 2023.
‼️ Kujdes! Aplikimi bëhet nëpërmjet portalit e-albania. Hapat e Aplikimit: 👇 ▶️ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; ▶️ Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”; ▶️ Klikoni butonin “Përdor”; ▶️ Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët e këtij viti duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët që janë diplomuar më përpara A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; ▶️ Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit. ✅ Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin e tij.
PËR MË SHUMË INFORMACION KONTAKTO! 📧 info@uamd.edu.al 🌐 www.uamd.edu.al