Navigacion dhe Menaxhim Detar

 

Përshkrimi i Programit:

Ndryshimet e herë pas hershme në tregun e punës, së bashku me procesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në të gjitha fushat e menaxhimit.

Programi i Studimit në Bsc. “Navigacion dhe Menaxhim Detar” mbështetet në një nevojë që dikton zhvillimi ekonomiko-shoqëror i vrullshëm i vendit tonë, duke shtruar vazhdimisht kërkesa të reja për specialistë të profesioneve të ndryshme e sidomos në fushën e detarisë, duke patur parasysh faktin që Shqipëria është një vend bregdetar, me nje fllotë tregtare, peshkimi dhe turistike, si dhe me një sektor portual të zhvilluar.

Ky program është projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, si në sektorin privat edhe në atë publik. Njëkohësisht Programi i Studimit në Bsc. “Navigacion dhe Menaxhim Detar” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Navigacion dhe Menaxhim Detar”

Pse duhet të studioni në këtë program?

  • Kualifikimi i individëve me një formim të kombinuar në shkencat ekzakte nautike dhe ato ekonomike, duke iu përshtatur kushteve të ekonomisë së tregut.

  • Përgatitja e studentëve sipas standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare e Detit (IMO).

  • Programet e trajnimit janë në përputhje me STCW 78/95 (Konventa Ndërkombëtare për Standardet e Kualifikimit, Trajnimit dhe të Shërbimit për Detarët).

  • Diploma Bachelor është e njehsueshme dhe e konvertueshme me Akademitë Detare të vendeve të tjera të zhvilluara, duke garantuar pranueshmërinë e studentëve në tregun ndërkombëtar të punës.

    Studentët pajisen me:

    • Njohuri të teorisë ekonomike
    • Aftësi në analizën sasiore
    • Njohuri mbi instrumentet e nevojshëm për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në vendin e punës.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Studentet e diplomuar në këtë program kanë si destinacion:

  • Plotësimin e kërkesave të tregut kombëtar e ndërkombëtar për drejtues (kapiten e oficerë) dhe administrues të anijeve të transportit të mallrave (anijeve tregtare), si dhe të pasagjerëve, brenda dhe jashtë vendit;
  • Plotësimin e kërkesave për menaxherë të Administratës tonë Detare me qëllim ngritjen e nivelit të kësaj administrate, referuar vendeve të tjera të zhvilluara. Kurrikula e hartuar jep mundësinë që në këtë degë të diplomohen edhe femra, të cilat do të jenë menaxheret e ardhshme në Administratën Detare si në: Kapiteneritë e Porteve, Autoritetet Portuale të porteve të vendit, agjensitë detare, funksionin e brokeruesëve, carteruesëve, spedicionerëve, në Administratën e Porteve, etj.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian