Pse të ndjekësh këtë program?
Ky master u ofron studentëve njohuri të avancuara teorike dhe praktike mbi
menaxhimin e financave publike në një mjedis qeverisës gjithnjë e më kompleks.
Programi synon të përgatisë profesionistë dhe studiues të aftë për të analizuar,
planifikuar dhe mbikëqyrur politikat financiare në sektorin publik, duke përdorur
metoda moderne të kërkimit dhe menaxhimit. Nëpërmjet praktikave, analizave të
rasteve dhe projekteve kërkimore, studentët pajisen me kompetenca që u shërbejnë
si për një karrierë akademike, ashtu edhe për funksione të avancuara në
administratë, auditim publik apo organizata ndërkombëtare.
Kohëzgjatja: 2 (dy) vite akademike
Kreditet: 120 kredite
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “MSH Administrim Financë”
Objektivat dhe përmbajtja e shkurtër e programit:
1. Të zhvillojë aftësi praktike dhe teorike te studentët për administrimin efektiv
të financave publike, në përputhje me parimet e politikave fiskale.
2. Të ofrojë njohuri të thelluara në kontabilitetin financiar dhe menaxhimin
buxhetor, si në nivelin vendor ashtu edhe atë qendror, duke theksuar
planifikimin dhe kontrollin financiar.
3. Të formojë profesionistë të aftë për të marrë vendime strategjike në mjedise
me burime të kufizuara, duke balancuar nevojat publike me kapacitetet
buxhetore.
4. Të pajisë studentët me kompetenca në përdorimin e metodave kërkimore dhe
analitike, për identifikimin, vlerësimin dhe zgjidhjen e sfidave në
menaxhimin financiar.
Pikat kryesore të programit
Masteri i Shkencave në Politika dhe Administrim, me profil Administrim Financiar, synon të formojë specialistë të aftë për të menaxhuar në mënyrë të përgjegjshme dhe strategjike burimet financiare në sektorin publik. Në fokus të programit është sfida e përhershme e balancimit midis burimeve të kufizuara dhe kërkesave në rritje të shoqërisë, duke garantuar një përdorim sa më efikas, transparent dhe të drejtë të financave publike. Programi ndërthur njohuritë teorike me aftësi praktike, duke ofruar formim të thelluar në fushat e analizës financiare, kontabilitetit publik, buxhetimit dhe metodologjisë së kërkimit. Përmes këtij kuadri, studentët përgatiten të marrin vendime të bazuara në të dhëna dhe të kontribuojnë në përmirësimin e performancës financiare të institucioneve apo organizatave.
Mundësitë e punësimit
Institucione të administrates vendore dhe qendrore, projekte kombëtare e ndërkombëtare të financuara nga BE, donatorë e organizata ndërkombëtare, qëndra kërkimore dhe konsulencë në fushën financiare, sektor privat.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…