Master Profesional

MP.Menaxhim Marketingu

 

Përshkrimi i Programit:

  • Masteri Profesional “Menaxhim Marketing” është pjesë e Ciklit të Dytë të Studimeve në strukturën akademike të Departamentit të Marketingut, në Fakultetin e Biznesit, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  • Masteri Profesional “Menaxhim Marketing” është është program me kohëzgjatje normale 1 vit akademik me kohë të plotë dhe jo më pak se 60 kredite europiane (ECTS), që merr përsipër të ofrojë studime të thelluara në fusha të ndryshme të Marketingut.
  • Programi i studimit është i organizuar në module dhe i vlerësuara në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Shuma e krediteve të grumbulluara gjatë një viti, nga një student është 60 kredite.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Nëpërmjet programit të studimit Master Profesional në Menaxhim Marketing synohet përgatitja e specialistëve të marketingut, për të analizuar dhe vlerësuar situata të ndryshme të fenomeneve e dukurive të fushës së biznesberjes dhe menaxhimit te tye. Master Profesional në Menaxhim Marketing,  ofrohet në përputhje me misionin dhe qëllimet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si dhe të Fakultetit të Biznesit si njësi kryesore e këtij IAL publik. Programi i studimit përputhet edhe me strategjinë për zhvillim e IAL-së.  Nëpërmjet programit të studimit Master Profesional në Menaxhim Marketing synohet përgatitja e specialistëve për fushën e Marketingut si dhe përgatitja e kualifikimit shkencor për studime doktorate të mëtejshme.Master Profesional në Menaxhim Marketing,  është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës, edhe me zhvillimin ekonomik të vendit dhe nuk  bie ndesh me interesat dhe vlerat kulturore kombëtare. Programi i studimit ka objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve, të cilat  përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të tij.

Objektivat kryesore formuese të programit të studimit Master Profesional “Menaxhim Marketing” janë që studentët :

    1. Të aftësohen në përzgjedhjen  e teknikave të duhura për menaxhimin e mediave.
    2. Të zhvillojnë aftësinë e zhvillimit të fushatave marketing.
    3. Të mësojnë si të ekzaminojnë sistematikisht tema të ndryshme mbështetur në baza të forta teorike.
    4. Të përgatiten profesionistë në fushën e drejtimit marketing, në përzgjedhjen e alternativave të marketimit dhe të mënyrave më të mira për menaxhimin e tyre.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Masteri Profesional në Marketing është dizenjuar për përgatitjen e studentëve për të performuar me cilësi të lartë dhe me sukses në tregun e punës.  Të diplomuarit mund të punojnë në sektorin publik dhe privat. Studentët kanë mundësi të eksperimentojnë drejtime të ndryshme karriere. Programi Master Profesional në “Menaxhim Marketing” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim menaxhimin marketing në kompanitë private apo publike. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave ekonomike. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: menaxher marketingu apo drejtues në sektorin privat dhe publik, specialist në menaxhimin e shitjeve, specialist në menaxhim marketing, specialist në komunikim, specialist në menaxhimin e mediave, specialist pranë zyrave të marrëdhënieve me publikun, menaxher produkti, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë, etj.