Modeli i Planfikimit të Karrierës

U organizua dje në Fakultetin e Biznesit, UAMD, Seminari mbi “Modelin e Planifikimit të Karrierës”, me lektorë Znj. Delores Mincarell dhe Z. Terry Cole nga Global Leadership Partners. 
Seminari u ndoq me shumë interes nga studentët të cilët u njohën me mënyrat se si të maksimizojnë potencialin e tyre për të patur sukses, si të arrijnë qëllimet dhe synimet në karrierë dhe fazat në të cilat kalon planifikimi në karrierë. 
 
Falenderojmë lektorët nga SHBA për informacionin e dobishëm që përcollën për studentët, Global Leadership Partners, IJR Student Durrës dhe Fakulteti i Biznesit – UAMD për bashkëpunimin e frytshëm me Karriera UAMD.