Menaxhim Ndërtimi

Përshkrimi i Programit:

Menaxhim Ndërtimi ( MN) ; me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, ne proces akreditimi.

Studentët pajisen me Diplomë Profesionale në fushën e ndërtimit, ku ata përgatiten jo vetëm me njohuri akademike mbi ndërtimin dhe menaxhimin e një biznesi në fushën e ndërtimit, por marrin edhe aftësi profesionale si asistent inxhinierë dhe përfaqësues të biznesit profesional.

Të diplomuarit tanë mund të punësohen në sektorin publik në institucionet e bashkive, të kadastrave, të njësive bashkiake, të ndërmarrjeve të mirëmbajtjes,

në sektorin privat dhe të vetëpunësohen duke ngritur biznes ndërtimi të specialiteteve të ndryshme si karpentjerë, hekurkthyes, muratorë, instalatorë etj.

Po në sektorin privat mund të punojnë dhe të liçensohen në mirëmbajtjen e të gjitha kategorive të objekteve ndërtimore, treg pune i cili nuk mbaron asnjëherë.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Tregu i punës në fushën e ndërtimit është shumë kërkues ndaj këtij specialisti profesionist , i nivelit të mesëm, pasi gjatë këtyre viteve nuk kemi pasur diplomim dhe përgatitje të specialistëve profesionistë që operojnë në ndërtim. Kjo e bën tepër të kerkuar këtë program studimi.