Master Shkencor

Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, i ofruar nga Departamenti i Shkencave Politike është i projektuar për studentët e një spektri të gjërë disiplinash që duan të avancojnë studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Në epokën aktuale të ndërvarësisë globale nevojiten përpjekje bashkëpunuese nga të gjithë aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare për të përmbushur sfidat që lidhen me politikën, sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare. Në këto rrethana bëhet më se i nevojshëm formimi i specialistëve të kualifikuar në të gjitha dimensionet e fushës së politikës ndërkombëtare. Përmes programit Master Shkencor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” me 120 kredite, studentët marrin një formim ndërdisiplinor i cili përfshin politikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, historinë, të drejtën, ekonominë, etj. Në përfundim të këtij programi studimor, synohet aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të ardhshëm të politikës ndërkombëtare me njohuri bashkëkohore që t’i përgjigjen kushteve të reja të zhvillimit të kontekstit kombëtar, rajonal e global.

Zhvillimi i aftësive analitike, hulumtuese, kritike për menaxhimin e çështjeve që kanë të bëjnë me dimensionin ndërkombëtar të fenomeneve politike, ekonomike dhe sociale.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është të ofrojë njohuri të thelluara mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe lidhjet e saj me fusha tё tjera tё realitetit shoqёror duke i kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit europian, sigurisë ndërkombëtare dhe diplomacisë. Përmes realizimit të këtyre studimeve, studentët marrin njohuri teorike, aftësitë praktike, analitike e menaxhuese për realizimin e një  karrierë në fushën profesionale dhe akademike.

Ky program studimi është projektuar për:

  • Formimin substancial të studentëve dhe zotërimin nga ana e tyre të njohurive më të avancuara metodologjike, kulturore dhe profesionale me natyrë politike, juridike, historike, ekonomike dhe sociale të përshtatshme për analizë, interpretim, vlerësim.
  • Zhvillimi i aftësive analitike, hulumtuese, kritike për menaxhimin e çështjeve që kanë të bëjnë me dimensionin kombëtar e ndërkombëtar të fenomeneve politike, ekonomike dhe sociale.
  • Zotërimi i njohurive ndërdisiplinore që i bëjnë të aftë studentët për të hyrë në tregun e punës në funksione të nivelit të lartë si në kompani dhe në organizata private, kombëtare dhe multinacionale, në administratë, në institucionet publike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Program ofron njohuri të thelluara teorike dhe aftësi praktike në fushën e politikës ndërkombëtare, duke rritur mundësitë për karrierë profesionale si ekspert/specialist/drejtues në kontekstin e brendshëm (institucionet e qeverisjes qendrore, lokale apo institucione të pavarura) dhe atë ndërkombëtar (organizma ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike, korporata shumkombëshe etj.) Ky program studimi i aftëson studentët në fushën e kërkimit dhe kualifikimit më të avancuar shkencor. Programi ofron një mundësi përgatitjeje të shkëlqyer për qasjen më tej në kurse doktorature ose për të marrë pjesë në konkursin e administratës publike që të jep akses për vazhdimin e karrierës diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.