Program Description
Programi i studimit Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci me 120 kredite i ofruar nga Departamenti përkatës është projektuar për studentët që kanë përfunduar një program studimi universitar prej së paku tre vitesh (bachelor) në fusha të tilla si shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, historia, drejtësia, ekonomia, komunikimi etj. Ky program studimi i formon studentët me njohuri të thelluara mbi teoritë dhe qasjet bashkëkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, të ndara sipas disa prej fushave kryesore të zbatimit të tyre në politikën e jashtme, organizatat ndërkombëtare, sigurinë globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Masteri synon të përgatisë specialistë të aftë për t’u angazhuar në analizën dhe menaxhimin e proceseve ndërkombëtare, si dhe në hartimin dhe zbatimin e politikave të jashtme dhe strategjive diplomatike. Theks i veçantë i vihet zhvillimit të aftësive analitike, kërkimore dhe profesionale përmes studimit të teorive bashkëkohore, analizës së rasteve konkrete dhe praktikave më të mira në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Studentët do të pajisen me njohuri të avancuara në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe do të fitojnë aftësi dhe metoda kërkimore për të vazhduar më tej në studime të avancuara shkencore dhe zhvillim profesional në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky program studimi i formon studentët me njohuri të thelluara mbi teoritë dhe qasjet bashkëkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, të strukturuara sipas fushave kryesore të zbatimit të tyre në politikën e jashtme, organizatat ndërkombëtare, sigurinë globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Why should you study in this program?
Qëllimi i programit të studimit Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci është të pajisë studentët me njohuri të thelluara mbi teoritë dhe praktikat bashkëkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë dhe politikës globale. Programi synon zhvillimin e aftësive analitike, kërkimore dhe strategjike, duke përfshirë analizën e sistemeve ndërkombëtare, menaxhimin e konflikteve, negocimin dhe diplomacinë shumëpalëshe në një kontekst gjithnjë e më kompleks dhe të ndërlidhur global.
Nëpërmjet kombinimit të formimit teorik me aplikimin praktik, studentët do të aftësohen për të kuptuar dhe interpretuar dinamikat ndërkombëtare, si dhe për të kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave të jashtme dhe strategjive diplomatike.
Ky program studimi është projektuar për:
Formimin e specialistëve në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, të aftë për të analizuar zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në nivel global dhe rajonal.
Zhvillimin e aftësive kërkimore dhe analitike për trajtimin e çështjeve ndërkombëtare, politikave të jashtme dhe proceseve diplomatike.
Përgatitjen e studentëve për negocim, ndërmjetësim dhe komunikim diplomatik në kontekste shumëpalëshe dhe ndërkulturore.
Ndërthurjen e njohurive teorike me praktikën përmes studimeve të rasteve, simulimeve diplomatike dhe angazhimeve profesionale.
Where can you get a job after completing your studies?
Programi Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci ofron mundësi të gjera për zhvillim profesional në sektorë të ndryshëm. Të diplomuarit mund të punësohen në:
Institucione shtetërore dhe shërbimin diplomatik
Ministri dhe agjenci të politikës së jashtme dhe integrimit evropian
Organizata ndërkombëtare dhe rajonale
Organizata joqeveritare dhe institucione kërkimore (think-tank)
Media dhe institucione analitike për çështje ndërkombëtare
Sektorë të biznesit me fokus në marrëdhënie ndërkombëtare dhe tregje globale
Projekte dhe iniciativa ndërkombëtare në fushën e zhvillimit, sigurisë dhe bashkëpunimit
Ky program gjithashtu krijon baza të forta për ndjekjen e studimeve të mëtejshme doktorale dhe për zhvillimin e një karriere akademike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë.