Managerial and GoverNance Enhancement through Teaching-MAGNET

Nga data 31 Gusht deri në 2 Shtator, u mbajt pranë Kolegjit Universitar Logos, Tiranë, takimi i II-të i konsorciumit te projektit CBHE: Managerial and GoverNance Enhancement through Teaching-MAGNET, në të cilin UAMD është Institucion partner.

Gjatë tri ditëve të takimit, morën pjesë 12 Institucione të Arsimit të lartë dhe u bë një bilanc i punës së realizuar deri tani, si edhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për të realizuar objektivat e projektit në të ardhmen. Synimi kryesor i këtij projekti, është thellimi i bashkëpunimit mes universitetet të Ballkanit Perëndimor, në fushën e mësimdhënies, modernizimit dhe përdorimit të teknologjisë gjatë këtij procesi.

Kontributi i UAMD në përgatitjen e rregullores së CTL- Center for Teaching and Learning, mori vlerësimet më të mira nga universitet partnere.
sqAlbanian