Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit Master Profesional në Komunikim Publik me 60 kredite i ofruar nga Departamenti i Shkencave Politike është projektuar për të rinjtë që kanë përfunduar një program studimi universitar prej së paku tre vitesh (bachelor), në fushën e marrëdhënieve me publikun, shkencave politike, historisë, drejtësisë, biznesit, edukimit etj. Ky program studimi i formon studentët me njohuri të thelluara të teorive dhe modeleve bashkëkohore të komunikimit, të ndara sipas disa prej fushave kryesore të zbatimit të tyre në politikë, në shoqërinë civile, biznes etj. Masteri, synon të përgatisë ekspertë komunikimi të aftë për t’u angazhuar në menaxhimin e marrëdhënieve publike në sektorë të ndryshëm. Theks i veçantë i vihet forcimit të aftësive konkrete profesionale përmes studimit të strategjive bashkëkohore, si dhe modeleve më të suksesshme të komunikimit publik. Studentët do të pajisen me njohuri të plota në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun dhe do të fitojnë teknika e njohuri bazë për të vazhduar fushën e kërkimit e kualifikimit më të avancuar shkencor.
Ky program studimi i formon studentët me njohuri të thelluara të teorive dhe modeleve bashkëkohore të komunikimit, të ndara sipas disa prej fushave kryesore të zbatimit të tyre në politikë, në shoqërinë civile, biznes etj.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Qëllimi i këtij programi është që studentët të mësojnë e aftësohen me modele të integruar të komunikimit që përfshin analizën kritike, hulumtimin, menaxhimin e informacionit, dhe mesazheve në një shoqëri gjithnjë e më tepër globale. Studentët do të pajisen me njohuri të plota në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun dhe përmes praktikës profesionale do të aplikojnë teknikat e kualifikimit dhe zgjerojnë më tej avancimin e tyre kërkimor.
Ky program studimi është projektuar për:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Programi Master Profesional në “Komunikim Publik” ofron njohuri të mira në fushën e komunikimit duke rritur mundësitë për karrierë profesionale. Sektorët e mundshëm të punësimit për profilin e studimit në Marrëdhënie me Publikun do të jenë sektori publik dhe ai privat. Diploma mund të ndihmojë në përgatitjen për pozicione punësimi në profile të tilla si: Specialistë komunikimi dhe PR-i në institucione publike qendrore dhe locale; Specialistë komunikimi dhe PR-i në biznese të mesme dhe të mëdha; Zëdhënës në zyrat e shtypit pranë institucioneve publike dhe private; Specialistë komunikimi pranë subjekteve politike partiake; Ekspert komunikimi dhe konsulent pranë institcioneve bankare, zyrave të marketingut dhe zyrave të burimeve njerëzore; Specialistë komunikimi në organizata kulturore, OJF dhe të të drejtave të njeriut; Ekspertë në hartimin dhe planifikimin e strategjive të komunikimit pranë organizatave ndërkombëtare etj.
This will close in 0 seconds