Karriera

Mirë se erdhët! Ne mbështesim studentët dhe të diplomuarit për të identifikuar interesat dhe pikat e tyre të forta, për të eksploruar një gamë të larmishme mundësish, për të krijuar përvojë dhe qartësi rreth qëllimeve të tyre dhe për t’i fuqizuar ata të ndjekin udhët e duhura të karrierës.

Shërbimet e Sektorit të Karrierës dhe Alumnit fokusohen në katër shtylla kryesore:

  1. Ne iu ofrojmë studentëve informacion dhe trajnim (mbi situatën në tregun e punës, përgatitjen e CV-së profesionale, letrës së motivimit, aftësitë e buta, etj.).
  2. Ne punojmë ngushtë me studentët në përmirësimin e njohjes së cilësive të tyre (identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta, ndërgjegjësimi për aftësitë e tyre).
  3. Ne u ofrojmë studentëve mundësi për zhvillimin e kompetencave të tyre (duke marrë parasysh aftësitë e menaxhimit të karrierës).
  4. Vazhdimi i natyrshëm i këtyre shërbimeve rezulton në njohjen me mundësitë e punësimit (oferta për punësim, praktika, vullnetarizëm).

Karriera UAMD, një skuadër që ndihmon studentët dhe të diplomuarit për të kuptuar më shumë rreth asaj që kërkohet sot në tregun e punës dhe se si të zhvillojnë potencialin e plotë të tyre.

Shefqet DukaAlumni

Partnerët

Misioni ynë

Ofrimi i i shërbimeve për të ndihmuar studentët dhe alumni-t të qartësojnë qëllimet akademike, të krijojnë plane të karrierës, të zhvillojnë aftësitë e kërkimit të punës dhe të bëjnë një kalim të suksesshëm nga universiteti drejt këtij tregu.

Vizioni ynë

Tranzicioni i suksesshëm i studentëve nga jeta universitare në rrugëtimet e tyre të pas-diplomimit, bazuar në një kuptim të qartë të procesit të zhvillimit të karrierës, kredenciale konkurruese dhe zotërimin e strategjive për identifikimin e mundësive të karrierës që reflektojnë interesat, aftësitë dhe aspiratat e tyre.

Shërbimet tona

  • Këshillim karriere
  • Trajnime mbi hartimin e jetëshkrimit, letrës së motivimit dhe përgatitjen për intervistën e punës
  • Informim për mundësi punësimi
  • Seminaret e zhvillimit personal
  • Praktika pune dhe punë vullnetare
  • Panairi i Punës dhe i Karrierës
  • Job Shadowing
  • “Çmimi i Karrierës” për Alumni-t
  • Seria “Alumni Talks”

Publikimet

  • Udhëzuesi i Karrierës
  • Guida e Studentit 22-23 [shkarko]
  • UAMD, histori suksesi
  • Material informues për maturantët që duan të vazhdojnë studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Udhëzuesi i Karrierës

Ky Udhëzues iu vjen në ndihmë studentëve dhe alumnit në procesin e kërkimit dhe aplikimit për punë. Informacioni dhe ushtrimet në të iu vlejnë atyre edhe për t’u përgatitur për këshillimin e personalizuar nga këshilluesit e karrierës në UAMD.

Udhëzuesi është bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare. Përgatitja e tij u mundësua falë mbështetjes nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

“Njohja e vetvetes është fillimi i çdo mençurie”.
Aristoteli

Këshilltarët tanë të karrierës

Romina Rexha

Përgjegjëse e Sektorit të Karrierës dhe Alumnit/ Eksperte për Praktikat dhe Punësimin

Xhesika Gjyzeli

Përgjegjëse Specialist

Sidorela Shqevi

Përgjegjëse Specialist

Ismail Thaçi

Përgjegjëse Specialist

Kontakt

Orari:

E hënë – E premte: 08:00- 16:00

Vendndodhja:

- Kati i Parë, Fakulteti i Edukimit, Kampusi Universitar, Rruga Miqësia, Spitallë, Durrës

Email dhe rrjete sociale

Email: karriera@uamd.edu.al
Instagram: @uamdofficial
Twitter: @uamdofficial
Facebook: www.facebook.com/uamdofficial

This will close in 0 seconds

sqAlbanian