Histori dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bsc. në “Histori” i ofruar nga Departamenti i Shkencave Politike, është i projektuar për të transmetuar tek studentët njohuri mbi veprimtarinë dhe funksionimin e shoqërisë në antikitet, mesjetë, periudhën moderne dhe atë bashkëkohore, duke i aftësuar për të analizuar në mënyrë kritike zhvillimet historike, me qëllim shpjegimin e ngjarjeve aktuale dhe ndërtimin e shoqërisë në të ardhmen. Ky program i ofron studentëve njohjen dhe përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore, cilësore dhe sasiore, për interpretimin dhe shkrimin e ngjarjeve historike, si dhe promovimin dhe publikimin më efektiv të vlerave historike, pasurive kulturore të shqiptarëve brenda dhe përtej kufijve. Në kuadër të këtij programi studimi, studentët pajisen me njohuri të thella mbi metodologjinë e historisë dhe filozofinë politike, si dhe zhvillojnë aftësitë në fushën e kërkimit dhe kualifikimit më të avancuar shkencor.

Zgjerimi i njohurive dhe të kuptuarit e zhvillimeve historike, përmes aftësive analitike dhe kritike ndaj ngjarjeve aktuale dhe periudhave të shukuara të vendit, rajonit dhe botës.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është edukimi dhe aftësimi i profesionistëve në fushën e historisë së Shqipërisë, rajonit dhe të botës, me synim zhvillimin e kompetencave analitike dhe interpretuese të burimeve primare dhe sekondare të nevojshme, jo vetëm për njohjen e së kaluarës por, mbi të gjitha, për ndërtimin e së ardhmes. Gjithashtu, studentët fitojnë njohuri mbi trashëgiminë kulturore, si një element i rëndësishëm i identitetit kombëtar, por edhe si një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike në kuadër të politikave të zhvillimit të turizmit historik dhe kulturor shqiptar.

Ky program studimi është projektuar për:

  • Zgjerimin e njohurive dhe të kuptuarit e zhvillimeve historike, përmes aftësive analitike dhe kritike ndaj ngjarjeve aktuale dhe periudhave të shukuara të vendit, rajonit dhe botës.
  • Aftësimin e studentëve në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e ngjarjeve historike dhe raportet e saj në sfera si: politika, ekonomia, shoqëria, kultura etj.
  • Zhvillimin e aftësive dhe përgatitjes për analiza kritike, hulumtuese, dhe zgjimin e kuriozitetit intelektual për të mësuarit që zgjat gjatë gjithë jetën.
  • Zhvillimin e ndërveprimit përmes ndërthurjes së aspekteve teorike dhe zbatimit praktik përmes ekspeditave dhe praktikës mësimore në lëmin e historisë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi i Studimit në Bsc. “Histori” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Programi Bachelor në “Histori” zhvillon një sërë aftësish, si ato hulumtuese, analitike dhe interpretuese të fakteve dhe ngjarjeve historike-politike. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e historisë. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar, si: specialistë në institucione të pushtetit qendror dhe atij lokal, në sistemin arsimor, arkivat, bibliotekat, institucionet kërkimore-shkencore, OJF-të, agjensitë turistike etj. Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi ju ofron studentëve mundësi studimesh të mëtejshme në Master profesional dhe / ose Master shkencor.