Hapet aplikimi për bursa shkëmbimi studentor Erasmus+ International Credit Mobility në Universitetin e Studimeve të Cagliari-t
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të projektit COMMO IX si dhe programit Erasmus+ KA171, u ofron studentëve mundësinë për të përfituar bursë të plotë për të zhvilluar një periudhë studimi në Universitetin e Cagliari-t, Itali. https://www.unica.it/it
Mobiliteti do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2026–2027.
Nivelet e mobilitetit:
- Bachelor
- Master
- Doctorate
Numri i kuotave:
Fakultetet dhe fushat e studimit:
- Fakulteti i Biznesit (FB)
Afati i aplikimit: 26 Prill 2026
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet në bashkëpunim me universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht)
- Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht)
- Kopje e pasaportës
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- CV në gjuhën angleze (max 4 faqe)
- Fotografi pasaporte (format jpeg, elektronikisht)
- Formulari i aplikimit (bashkëlidhur)
- Formulari për privatësinë (bashkëlidhur)
Kriteret e aplikimit:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli B2)
- Performancë e mirë akademike
Përfitimet:
- Bursa mujore: 850 Euro/muaj
- Mbështetje për transport: 180 Euro
Aplikimi:
Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në:ematreska@uamd.edu.al dhe cc: arbamerhori@uamd.edu.al
Ose dorazi pranë:
Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë
Kati i Katërt, Zyra 511
Universiteti “Aleksandër Moisiu”
L.1, Rruga Taulantia, Durrës