HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN TELEMATIK “MERCATORUM”, ITALI.

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN TELEMATIK “MERCATORUM”, ITALI

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).

 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026 – 2027, në Universitetin Telematik “Mercatorum”, Itali (Erasmus | Università Mercatorum)

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor;
  • Master.

Numri i kuotave:

  • 2 studentë.

Kohëzgjatja e bursës:

  • Bachelor;
  • Master.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  •       Fakulteti i Biznesit.
  • Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike.
  • Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit.

 

Afati i aplikimit: 27 Prill 2026.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin Telematik “Mercatorum”, Itali.

 

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane niveli B2;

–          Performancë të mirë akademike.

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze/italiane;

–          CV në gjuhën angleze/italiane;

–          Fotografi pashaporte, në formatin jpeg, dërguar elektronikisht.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.

Afati i aplikimit është deri më datë 27 Prill 2026.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) belisakorriku@uamd.edu.al  ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian