

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITY OF LOMZA, POLONI PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027,në University of Lomza, Poloni (https://al.edu.pl/en)
Nivelet e mobilitetit për studentë:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave:
• 2 (dy) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit:
Administrim Biznes/Menaxhim
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Shkenca Kompiuterike
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike
Drejtësi
· Fakulteti i Edukimi
Gjuhe angleze
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Çertifikate te gjuhës Angleze niveli B2
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.
Ju lutem vini re: Kohëzgjatja e mobilitetit eshte 3-4 muaj.
Afati i aplikimit është deri më datë 27 Prill 2026.