Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Bolonjës në Itali (https://www.unibo.it/en/homepage)
dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master shkencor:
Numri i kuotave:
2 studentë.
Fakultetet, fushat dhe Cikli i studimeve si më poshtë vijon:
Fakulteti i Biznesit (Fusha: Administrim Biznes Master Shkencor)
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Fusha: Drejtësi Bachelor / Master Shkencor; Gazetari dhe Komunikim me Publikun Bachelor)
Fakulteti Edukimit (Fusha Psikologji; Sociologji Bachelor / Master Shkencor)
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Bolonjës, Itali.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës; – Letër motivimi në gjuhën angleze
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 275 Euro Transporti.