Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Cote d`Azur në Francë (https://univ-cotedazur.fr ).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
· Bachelor;
· Master;
· Doktoraturë.
Numri i kuotave:
• 3 studentë
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit.
Kohëzgjatja e studimeve:
• 3-5 muaj
Afati i aplikimit: 01 Tetor 2023.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Cote d`Azur, Francë:
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash/Diplomë-Suplement i notave, nivel master (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës Angleze/Franceze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.