Gjuhë-Letërsi

 

Përshkrimi i Programit:

Kohëzgjatja e programit duhet të mbulojë 3 vite akademike me 180 kredite, ku secili vit ka
përkatësisht 60 kredite dhe përbëhet nga dy semestra.
Ky program e pajis studentin me njohuri teorike dhe të zbatuara duke integruar njohuritë e
shkencave edukuese me ato shoqërore, me kompetencat e duhura teoriko-praktike si edhe me
aftësi tekniko-metodologjike në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Gjithashtu programi synon
të krijojë hapësirat e nevojshme për kualifikimin e mëtejshëm të studentëve në dy fusha
profesionale, gjuhë dhe letërsi duke zgjeruar mundësitë e tyre për përshtatjen me tregun e punës.
Krahas thellimit tё njohurive që do tё merren nё nivelin e ciklit tё parë në “Gjuhë-Letërsi”
studentët do të zhvillojnë e thellojnë njohuritë në metodologjinë bashkëkohore të mësimdhënie
përmes disiplinave me natyrë pedagogjike, didaktike e metodike.
Në përputhje me nevojat, interesat dhe aftësitë e studentëve, programi do të ketë në zbatim një
kurrikul gjithëpërfshirëse të integruar.
Mundësitë për punësim
Studentët e Ciklit Bachelor “Gjuhë-Letërsi” kanë hapësira punësimi në linjat e
mëposhtme: Mësimdhënie në Gjuhë-Letërsi, Mësues për Gjuhën, letërsinë dhe gjuhën angleze,
Redaktor gjuhësor e letrar, Menaxhim, Inspektim dhe Supervizim i Institucioneve Arsimore,
Kërkim në fushën e edukimit.

Formimi profesional i studentëve në njohjen shkencore të gjuhës shqipe, të letërsisë, si dhe ngritjen e nivelit të njohjes së gjuhës angleze.