Përshkrimi i Programit:
Programi i studimit “Bachelor” në “Filozofi-Sociologji” është pjesë e Ciklit të Parë të studimeve në Fakultetin e Edukimit, pranë Departamentit të Sociologjisë. Ky program, i ofruar nga institucioni, respekton interesat kombëtare, çka reflektohet në misionin dhe qëllimin e tij.
Programi përmban lëndë me karakter shumëdisiplinor, duke kontribuar në formimin e gjithanshëm të studentëve dhe duke përfaqësuar një risi në gamën e programeve bashkëkohore. Ai mbështetet në një qasje ndërdisiplinore të kombinuar, duke integruar njohuri nga fusha të ndryshme.
Qëllimi i programit është pajisja e studentëve me njohuri mbi metoda dhe parime shkencore të përgjithshme, si dhe formimi i aftësive specifike për administrimin efikas të çështjeve të ndryshme me karakter shoqëror. Aftësitë e fituara u mundësojnë studentëve të zhvillojnë më tej kompetencat e tyre këshilluese dhe profesionale, për t’u ofruar mbështetje individëve me nevoja të ndryshme.
Përgatitje për të maksimalizuar suksesin e studentëve në fushat e filozofisë dhe sociologjisë.
Objektivat kryesore te programit:
– Të formojë studentë të cilët në përfundim të studimeve të tyre të kenë përvetësuar njohuri të thelluara teorike dhe praktike, me formim analitikë të thelluar e të gjerë të një karakteri si sistematik ashtu dhe metodologjik në fushën sociologjike, si dhe atë filozofike, duke patur parasysh si dimensionin kombëtar dhe ndërkombëtarë të tyre.
– Të pajisë me njohuritë, aftësitë dhe praktikat që nevojiten për të qenë anëtarë aktiv në komunitetin e tyre dhe lëvrues të demokracisë.
– Të pasurojë kurrikulën e programit duke ju ofruar mundësi studentëve të rrisin njohuritë dhe të kuptuarit e nevojave njerëzore, problemeve sociale, çështjeve të mirëqenies sociale dhe këndvështrimeve drejt zgjidhjes së problemeve.
– Të ofrojë një bazë të qëndrueshme edukimi për studentët të cilët mund të jenë të interesuar për vazhdimin e studimeve në nivelet e tjera të studimit si: Mësues i Shkencave Sociale, në fushën e Shërbimeve Sociale dhe Komunitare, apo në programe të tjera të nivelit të dytë ose në programe studimi të integruara.
Misioni i programit është:
– Të nxisë e të zhvillojë mendimin kritik nëpërmjet krijimit, zhvillimit dhe përcjelljes së dijeve, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend;
– Të integrojë dijet teorike me aftësimin praktik për të formuar studiues, analistë dhe specialist të lartë në fushën e sociologjisë dhe të filozofisë, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit;
– Të ofrojë një bazë të qëndrueshme edukimi për studentët të cilët do të vazhdojnë kualifikimin në nivelet e tjera të studimit në fushën e mësimdhënies në shkencat sociale, apo në shkenca të tjera të ngjashme.
– Të mbështes studentët të bëhen qytetarë kritikë, reflektues me aftësinë për të vepruar si agjentë efektivë të ndryshimit në nivel lokal dhe global.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…
This will close in 0 seconds