Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI) është hapur me vendimin nr. 685, datë 25.08.2010.
Misioni i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit është që në mënyrë të vazhdueshme të arrijë nivelet më të larta të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të mbështesë anspiratat e çdo individi për t’u edukuar nga sistemi i arsimit të lartë. Ky fakultet ka mundur që të krijojë një personalitet unik në fushën e mësimit universitar dhe kërkimit elitar në Shqipëri. Arritjen e misionit të tij në tregun e teknologjisë, fushë që është gjithmonë në zhvillim, fakulteti e ka kryer duke u mbështetur në krijimin e një grupi programesh studimi të cilët me kalimin e viteve janë pasuruar, modernizuar, plotësuar, por duke pasur gjithmonë parasysh që njohuritë të jenë në përputhje me zhvillimet më të fundit të teknologjisë dhe programeve të ngjashme të ofruara nga universitetet e tjera shqiptare dhe të huaja.
Në punën e tyre, lektorët dhe kërkuesit, synojnë që të plotësojnë analizat e tyre në nivel kursi, të përgatitjes së programeve të studimit, të strategjive të zhvillimit të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, sipas veçorive dhe karakteristikave të zhvillimit të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.
Gjatë këtyre viteve e në vazhdim, FTI ka qënë drejtues në 2 projekte dhe partner në disa projekte Erasmus+, pjesë e projekteve të AKKSHI-it, pjesë e rrjeteve CEEPUS, COST, etj.
Të gjithë këto elemente janë të mishëruar në vizionin e organizimit të programeve të studimit të dy cikleve të studimit, si edhe në drejtimet e kërkimit shkencor në nivel fakulteti.
Programet që ofron Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit janë:
5 (pesë) programe studimi me kohë të plotë në Ciklin e Parë të Studimeve:
Matematikë-Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Multimedia dhe Televizion Digjital, Teknologji Informacioni, Sisteme Informacioni.
2 (dy) programe studimi 2-vjeçare me kohë të plotë në Ciklin e Parë të Studimeve: Aplikacione Web dhe Dizenjim Grafik, Specialist Pajisjesh Elektronike.
2 (dy) programe studimi në Ciklin e Dytë, Master i Shkencave: Mësuesi në Matematikë – Informatikë, Shkenca Kompjuterike të Aplikuara.
3 (tre) programe studimi në Ciklin e Dytë, Master Profesional: Shkenca Kompjuterike të aplikuara, Multimedia dhe Televizion Digjital, Sisteme ERP
Adresa:
Lagjja 1, Rruga e Currilave, Durrës, 2001, Shqipëri
Orari:
e Hënë-e Dielë
8:00-16:00
Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.
This will close in 0 seconds