Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (FSHPJ) është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 685, datë 25/08/2010 si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD). Ai tashme është një fakultet i konsoliduar dhe i suksesshëm. Këtë e dëshmon, gama e gjerë e profileve të studimit që ofron, si dhe shtrirja e tyre në të tre ciklet e studimit.
Filozofia e fakultetit, në të gjitha aktivitetet dhe proceset e tij, është “studenti në qendër të vëmendjes”. Ajo zbatohet nga një stafi akademik profesionist, i përgatitur, dhe i përkushtuar, i pajisur me grada shkencore dhe tituj akademikë si dhe nëpërmjet përdorimit të praktikave dhe përvojave më të mira perëndimore në procesin e mësimdhënies.
FSHPJ lëshon diploma të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan USCr. Kjo ju mundëson të diplomuarëve tanë lexueshmëri dhe njohje të diplomës në vende të ndryshme të botës, qoftë për studime të mëtejshme, qoftë për punësim.
Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2010-2011, FSHPJ uli në auditorët e tij rreth 350 studentë nga të gjitha trevat e vendit. Sot Fakulteti numëron mbi 1000 studentë të diplomuar.
Address:
New University Campus, Miqësia Street, Spitallë, Durrës, 2009, Albania.
Schedule:
Monday-Sunday
8:00-16:00
Programet që ofron Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike jannë:
Choose UAMD to study with the best Albanian professors and guest professors from European and American universities. Join our students and become part of an active academic life, international student exchange experiences, and connections with the job market.
This will close in 0 seconds