HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN COTE D`AZUR NË FRANCË 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Cote d`Azur në Francë (https://univ-cotedazur.fr ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

·         Bachelor;

·         Master;

·         Doktoraturë.

Numri i kuotave:

•      3 studentë

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit. 

Kohëzgjatja e studimeve:

           • 3-5 muaj 

Afati i aplikimit: 01 Tetor 2023.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Cote d`Azur, Francë:

–         Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);

–        Vërtetim notash/Diplomë-Suplement i notave, nivel master (i përkthyer në anglisht);

–         Kopje e pasaportës;

–         Letër motivimi në gjuhën angleze;

–         CV në gjuhën angleze;

–         Certifikatë e gjuhës Angleze/Franceze.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@yahoo.com, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish