Program i Integruar i Studimeve në Ciklin e Dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”
Zgjidhja ideale për një karrierë të sigurt në fushën juridike
Programi Master i Integruar në Drejtësi është një cikël 5-vjeçar studimesh që bashkon në një trajnim të vetëm nivelin bachelor dhe master, duke përgatitur profesionistë të plotë dhe të kualifikuar në drejtësi.
Kohëzgjatja: 5 (pese) vite akademike
Kreditet: 300 kredite

Zhvillimi i aftësive analitike të sistemit juridik shqiptar, duke zhvilluar kështu njëkohësisht edhe aspektet krahasimore me realitetin juridik të vendeve të tjera.
Pse të zgjedhësh këtë program?
Kujt i përshtatet?
Studentëve që janë të motivuar të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme, me ndikim dhe integritet në sistemin e drejtësisë.
Ku mund të aplikosh?
Programi ofrohet nga Departamenti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike, Universiteti Aleksander Moisiu Durres.
E ardhmja juaj në drejtësi fillon sot!
Zgjidh Masterin e Integruar në Drejtësi – një hap i sigurt drejt suksesit profesional dhe shërbimit ndaj shoqërisë.